AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Shullazit, avokatja dha dorëheqjen

11:30 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, e planifikuar të mbahej ditën e sotme.




Shkak për dështimin e seancës është bërë mungesa e avokates, e cila dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër. Pas kësaj u caktua që seanca e radhës do të mbahet në 8 prill.

Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha dënimi me 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.