BOTA

Times: ISIS po përgatit sulme të reja në Europë

11:08 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“ISIS po përgatit sulme të reja në Europë, pas rënies së Kalifatit në Irak dhe Siri”.




Kështu shkruan “Times”, teksa i referohet disa të dhënave të gjetura në një hard-disk, në një zonë të çliruar në veri të Sirisë.

“Sulmet kërkojnë mbështetjen e celulave të krijuara në Europë, ndërsa në Siri janë krijuar ‘skuadra vrasëse’ për të goditur objektivët”.

Luftëtarët kurdë sirianë, aleatë të amerikanëve kanë fituar përfundimisht kundër ISIS-it, pasi morën bastionin e fundit të grupit militant në Sirinë Lindore, deklaroi para dy ditësh një zyrtar kurd.

“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të të ashtuquajturit Kalifat dhe humbjen territoriale prej 100 për qind nga ana e ISIS-it. Në këtë ditë të veçantë, ne përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilëve bënë të mundur fitoren”, tha Mustafa Bali, zëdhënës Forcave Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA.

Bastioni i fundit i ISIS-it ishte Baguzi.

I vendosur pranë lumin Eufrat, në Sirinë Lindore, e pasur me burime energjetike, pranë kufirit me Irakun, ai ishte territori i fundit i rëndësishëm që ishte ende në duart e ISIS-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.