Show-Bizz

Velina e re e “Xing”/ Si ia rrëmbyen kurorën e Miss-it vitin e shkuar

11:51 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Belinda Dragoti është velina e re e “Xing Me Ermalin”. Pas një bjondje, moderatori ka zgjedhur vajzën brune për ta pasur përkrah gjatë spektaklit të humorit. Natyrisht që menjëherë Belinda ra në sy për linjat perfekte dhe fytyrën ëngjëllore. Por ajo që pak e dinin është se brunia seksi prej kohësh ka tentuar botën e televizionit. Vajza nga Elbasani vitin e shkuar u bë konkurente e “Miss Universe”, duke qenë një nga pretendentet kryesore për ta fituar kurorën e më të bukurës.




Rrjetet sociale “zjenin” pak para spektaklit, duke votuar dhe duke lakuar emrin e Belindës si vajza fituese e kurorës. Megjithatë do të ishte patriotja e saj, Trejsi Sejdini që “do tja rrëmbente” kurorën në momentet e fundit të garës. Edhe pse arriti të merrte çmim në këtë kompeticion bukurie, Belinda nuk preku dot skenat ndërkombëtare si mikesha e saj. E duket që pas kësaj “disfate”, ajo vendosi të tërhiqej nga pasarelat, të paktën deri para pak jave, ku u shfaq në krah të Mamaqit.  Tanimë Belinda do të provojë veten në rolin e velinës, ku veç bukurisë dhe sharmit asaj do ti duhet edhe elokuenca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.