AKTUALITET

Vrasja e avokatit, Dhoma e Avokatisë në Elbasan bojkoton punën

09:11 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra, Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka vendosur të bojkotojë punën për 1 javë.




Të mbledhur ditën e sotme, Dhoma e Avokatisë gjithashtu ka kërkuar solidaritetin e kolegëve në të gjithë vendin.

Viktima, Gurra, që njihet për mbrojtjen e çështjeve të bujshme si ajo e Çapajve dhe Shullazit, ka qenë i ulur në ambientet e jashtme të një lokalit kur është qëlluar pas koke.

Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.

Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ravik Gurrës i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për ekzekutim të funksionarëve publikë.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes mafioze, ende nuk ka një të dyshuar konkret, ndërkohë që për t’u marrë në pyetje janë shoqëruar shumë persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.