AKTUALITET

Video/ Zjarr në Tiranë/ Nxirren dy fëmijë nga apartamenti , një 15-vjeçare drejt spitalit

15:16 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i rëndë ka rënë në një pallat në zonën e quajtur “Shkolla e Bashkuar”. Zjarri ka rënë brenda një banese, në katin e katërt.




Zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15 vjeçare është dërguar në spital, ndërsa vijon ende evakuimi i banorve.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa drejt vendngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nuk flitet për viktima, por vetëm për dëme materiale, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.