EKONOMI

Investimet e huaja në Shqipëri, arrijnë në 1miliard euro

15:40 - 26.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Investimet e huaja në Shqipëri vitin e kaluar kapën shifrën 1. 02 miliardë euro. Të dhënat e fundit nga banka e Shqipërisë tregojnë se për gjithë vitin 2018, kompanitë e huaja investuan në saktësisht 1 miliardë e 21 milionë euro në ekonominë shqiptare, me një rritje prej 13.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Megjithatë shifra totale e investimeve të huaja, maskon një dobësi strukturore. Vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre, kanë shkuar në sektorin e manifakturës, i cili zgjeron bazën prodhuese të ekonomisë. Të dhënat e detajuara tregojnë se pjesa dërrmuese e investimeve nga jashtë kanë qenë vetëm në katër sektorë, që janë; energjia, industria nxjerrëse, pasuritë e patundshme dhe sektori financiar.




Investimet
Për vitin 2018 kompanitë e huaja investuan 467 milionë euro në prodhimin e energjisë dhe sektorin e gazit, pjesa dërrmuese e të cilave vjen nga gazsjellësi TAP dhe Kaskada e Devollit. Në industrinë nxjerrëse, veçanërisht naftë dhe miniera u investuan 171.1 milionë euro, ndërsa në aktivitetin e pasurive të paluajtshme 115 milionë euro. Të huajt duket se po blejnë gjithmonë e më shumë prona të patundshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare. Banka e Shqipërisë nuk e detajon se sa prej këtyre investimeve vijnë nga individë të huaj që blejnë prona në Shqipëri dhe sa vijnë nga bizneset, por në total vitin e kaluar të huajt investuan 115 milionë euro në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, edhe ky një rekord historik. Sipas statistikave të bankës qendrore fluksi i investimeve është përqendruar kryesisht në sektorin e energjisë dhe gazit si dy sektorët më të pëlqyer për investitorët, ndërsa bujqësia dhe hoteleria nuk kanë thithur ende kompani të huaja. Peshë të konsiderueshme vijojnë të mbajnë dy projektet në energjetikë, siç është ndërtimi i gazsjellësit TAP si dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll.

Rriten remitancat
Në vitin 2018 kanë shënuar edhe rritje të remitancave. Thënë ndryshe familjet shqiptare kanë përfituar më shumë para nga të afërmit e tyre në emigrim. Duke ju referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë rezulton se remitancat, prurjet e emigrantëve arritën në 670 milion euro vitin që lamë pas. Kjo shifër rezulton 5.3% më ë madhe se viti 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.