Kronikë

Video/ Detaje të reja, si autorët e kanë ndjekur dhe ekzekutuar Jurgen Kurtin

09:57 - 27.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen të tjera detaje nga roli i të arrestuarve për vrasjen e Jurgen Kurtit, i cili u qëllua  për vdekje në afërsi të banesës së tij në rrugën “Zef Jubani”.




Policia njoftoi ditën e djeshme se ka arrestuar tre persona: Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos; Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Pikërisht makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë  tip “Benz” ngjyrë gri dhe është në pronësi të personit të shpallur në kërkim. Ajo rezulton me dokumentacion të rregullt e regjistruar në Fier.

Policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek “Pallati me Shigjeta”,  nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre. Në drejtim te mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim, ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit.

Të 3 të arrestuarit kanë mohuar para policisë përfshirjen në këtë ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.