Tech

Zuckerberg: Duhen rregulla të reja për të mbrojtur web-in nga përmbajtje të rrezikshme

09:01 - 31.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mark Zuckerberg në një letër të hapur, botuar në ‘Washington Post’ kërkoi vendosjen e rregullave të reja për të mbrojtur web-in nga përmbajtje të rrezikshme.




Duhen “rregulla të reja për të mbrojtur Web-in nga përmbajtje të rrezikshme” dhe për ta bërë këtë ne kemi nevojë për “një rol më aktiv të qeverive,”-shkruante Zuckerberg.

Sipas Zuckerberg këto rregulla janë të nevojshme nevojën për të “siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve”.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të Facebook, ne duhet të punojmë së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i “Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave” të Bashkimit Evropian.

Ndërhyrja e Zuckerberg erdhi pas skandaleve të fundit që kanë tronditur Facebook-in si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe duke përhapur lajme të rreme për të ndërhyrë me votimin amerikan në 2016.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.