AKTUALITET

Banka Botërore: Pasiguria politike në Shqipëri ka trembur investitorët

10:52 - 02.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kriza politike në Shqipëri ka efekte të pashmangshme në ekonominë e vendit. Banka Botërore ka prezantuar sot raportin ekonomik rajonal, që nënvizon se ka një rritje të investimeve të brendshme, ama është pikërisht politika që po e pengon.




Esmeralda Shijaku, ekonomiste pranë këtij institucioni, thekson se kriza politike ka bërë që investuesit të tremben.

“Kriza politike ka bërë që investitorët të tremben. Pasiguria politike ka dëmtuar biznesin në vend. Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më  shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtë. Ka një rritje ekonomike në vitet e fundit. Janë rritur investimet e brendshme. Ndërkohë, investimet e huaja vazhdojnë të zënë peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit”, tha Shijaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.