Rajoni

Tsipras në Shkup: Të ndërtojmë ura në vend të mureve

14:25 - 02.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrisë i Greqisë, Aleksis Tsipras po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.




Nga Shkupi, Tsipras tha se është koha të lënë pas urrejtjen dhe të kompensojnë kohën e humbur. Vizita e Tsipras është e para e një kryeministri grek pas ndryshimit të emrit.

“Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të shikuar përpara, të shohim drejt ardhmërisë. Ti largojmë nyjet, të ndërtojmë ura në vend të mureve. Mbrëmë Papa deklaroi se ata që ndërtojnë mure, gjenden vetë si të burgosur në ato mure, kurse ata që po përpiqen të rrënojnë muret ata po ndërtojnë ura. Gjithsesi ne mësojmë nga historia, por edhe krijojmë historinë tonë, ky është vizion kyç për Evropën dhe Ballkanin”, pohoi mes tjerash Tsipras.

Ai siguroi edhe një herë se Greqia do të mbështes Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësimit e plotë në NATO dhe BE, duke theksuar se implementimi i Marrëveshjes mes dy vendeve është me rëndësi jetike.

“Sipas meje e rëndësishme për ardhmërinë e dy vendeve është krijimi i institucioneve që do të kenë kontakte dhe do të mundësoje implementimin e marrëveshjes së Prespës”, theksoi kryeministri grek.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se cila është strategjia e dy kryeministrave për të bindur ata që mendojnë ndryshe për Marrëveshjen e Prespës, Tsipras tha se me kalimin e kohës pas përfitimeve të shumta që do të kenë qytetarët e dy vendeve do të binden se kjo marrëveshje sjell vetëm të mira.

“Unë mendoj se me vetë fillimin e implementimit të marrëveshjes do të ketë mirëkuptim të ndërsjellë mes qeverive dhe mes qytetarëve. Kur do të rrisim transaksionet financiare, kur do të krijojmë vende të reja të punës, atëherë të gjithë do ta kuptojnë dëmin që kanë shaktuar problemet e 30 viteve të fundit”

Në delegacionin që po shoqëron Tsiprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave të Qeverisë, marrin pjesë edhe më shumë se njëqind përfaqësues të kompanive të mëdha dhe të mesme të interesuara për investime në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.