Kosova

Shqipja në udhëkryq/ “A do të gëzohej Eqrem Çabej po të ishte gjallë?”

14:42 - 03.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punësimi i të afërmëve të politikanëve në Kosovë ka risjellë në vëmendje problemin e nepotizmit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka arsyetuar me faktin se punësimet bëhen për shkak që njerëzit të mos dalin jashtë shtetit.




Kjo çështje ngjalli debate te shumta për disa ditë rresht, ndërsa “lufta” më e fortë është zhvilluar në rrjetet sociale.

Duke e lidhur me nepotizmin, analisti kosovar Enver Robelli, sjell në vëmendje transformimin e gjuhës shqipe.

“A do të gëzohej Eqrem Çabej po të ishte gjallë?”, pyet ai përmes një postimi në Facebook.

“A do të gëzohej Eqrem Çabej po të ishte gjallë? Fjalori i Gjuhës Shqipe po pasurohet me fjalë të reja: “kunatokraci”, “tezakokraci”, “hallokraci”, “nipokraci”, “axhokraci”, “baxhanakokraci”, “bacokraci”, “stërnipokraci”, “dajokraci”, “kushërirokraci”, “babokraci”. A do të gëzohej Eqrem Çabej po të ishte gjallë? Jo. Do t’i dilte punë në shkrimin e një fjalori të ri. Ai do të quhej: Fjalori i Poshtërsive Shqiptare (FPSH)”, ka shkruar gazetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.