AKTUALITET

Eda Gemi, kush është kandidatja shqiptare për në Parlamentin Europian

18:07 - 06.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rezarta Delisula – Eda Gemi, afro 30 vjet më parë emigroi si mijëra shqiptarë të tjerë në Greqi. Me dëshirën për të studiuar dhe për t’u integruar në jetën e vendasve, punoi fort deri sa për pak vite u fut në rrugën e të drejtave të njeriut, e emigrantëve në veçanti, dhe sot është në listat e PASOK si kandidate për Parlamentin Europian. Ndaj shqiptarët që kanë nënshtetësi greke kudo që ndodhen mund të votojnë për të parën shqiptare që do të kandidojë në Parlamentin Europian për të qenë të përfaqësuar denjësisht.




Si ju erdhi propozimi për të kandiduar në Parlamentin Europian?
Po të shohim trajektoren e karrierës sime në Greqi, propozimi nuk eshtë i rastësishëm. Unë kam vite që bashkëpunoj me PASOK jo si anëtare partie, por si eksperte e emigracionit. Që në vitin 2002 kam qenë këshilltare e eurodeputetes së PASOK aso kohe dhe merresha me emigracionin, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut në tërësi. Në vitin 2009-2010 isha anëtare e komisionit të kryeministrit Jorgo Papandreu, për politikat migratore. Ne ishim grupi i parë që u morëm me formulimin e reformës dhe ligjit për marrjen e nënshtetësisë greke, ku për herë të parë, në 2010, ligji u njohu të drejtën e aksesit për nënshtetësinë greke të brezit të dytë të emigrantëve dhe brezit të parë e drejta për të marrë pjesë në votime lokale, pavarësisht shtetësisë.


Pra, një pjesë e meritës për ligjin e nënshtetësisë greke ju atribuohet ju?
Nuk do të thosha meritë e imja, por e bashkëpunimit shumëvjeçar me këtë parti politike për çështjet e emigracionit.
Rikthemi dhe një herë te momenti i propozimit, kur erdhi?
Kontakti i parë ka qenë në nëntor, ndërkohë që po bëheshin negociatat përkatëse për të zgjedhur listat për europarlament. PASOK ka qenë dhe është parti shumë e hapur megjithëse ka kaluar një faze të vështirë pas krizës ekonomike dhe rënies së mbështetjes popullore që ka pasur në fund të viteve 2000. Propozimi më erdhi nga këshilltari i kryetares aktuale të PASOK Fofi Genimata. Filluam negociatat e vendosa të kandidoj, sepse ishte momenti duhur, moment historik, pasi, për herë të parë nga 2011-2018, kemi një masivizim të aksesit të shqiptarëve te nënshtetësia. Kemi 230 mijë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë dhe janë të barabartë nga pikëpamja institucionale. Dhe është hera e parë po historike pas 30 vjet emigracioni që shqiptarët mund të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin europian.


Sa europarlamentarë ka Greqia në Parlamentin Europian?
21 vende ka në Parlament.
Sa vota ju duhen për të qenë deputete?
PASOK është parti në rritje pas krizës që pësoi pas krizës ekonomike, ndryshimit të hartës politike ku Agimi Artë mori revansh dhe krizës së refugjatëve. PASOK nuk është parti që i sheh emigrantët si qytetarë të dorës së dytë, por si depozitë kryesore e ripërtëritjes së elektoratit që do votojë për PASOK, por dhe përfaqësueses së këtij elektorati.
Për herë të parë është një shqiptare kandidate për Parlament Europian?
Po, për herë të parë një shqiptare del në listat zyrtare për Euro Parlament.
Ku mund të votojnë shqiptarët dhe cilët kanë të drejtë vote?
Të drejtë votimi kanë të gjithë shqiptarët që kanë nënshtetësi greke, qoftë të brezit të parë, qoftë të brezit të dytë dhe ata që ndodhen jashtë Greqisë, në Londër, Bruksel, Berlin… Ata duhet të regjistrohen deri më datë 5 prill në linkun e mposhtëm, dhe votimi bëhet në konsullatat greke të vendeve ku ata jetojnë.

http://www.ypes.gr/epe2019/(S(33d3ni45zs2kg fv2htpzdoyf))/search_me_18.aspx?fbclid=IwA
R2YBUQIGY-Yfbq5CwAjJS6kVVu-9W9U52D6VdkJP0Ct kOOsDvZHKdLaswU

Si do i mbrosh interesat e votuesve të tu?
E para është përfaqësimi, që të funksionojë një sistem demokratik duhet të jesh i përfaqësuar. Janë temat që kanë të bëjnë me emigracionin dhe të drejtat e emigrantëve, e ky është dhe profesioni im. Politikat e mëdha që u japin të drejtë shqiptarëve të quhen high politics që rregullojnë jo vetëm të drejtat e emigrantëve në një vend të caktuar, por dhe modalitetin e tyre në të gjithë Europën si qytetarë europian.
Si ndjehesh përballë të qenit kandidate për një superparlament?
E privilegjuar dhe me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Kjo është një sfidë e re në jetën time dhe reagimi entuziast i shqiptarëve e ka rritur maksimalisht përgjegjësinë. Në këtë kontekst dua të falënderoj dhe ambasadoren shqiptare në Athinë, një grua jashtëzakonisht profesioniste dhe korrekte, e cila më ofroi mbështetje në këtë sfidë të re timen.

KUSH ESHTE EDA GEMI…

Eda Gemi, (Doctor of Philosopy) është lektore e parë në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Europian të Tiranës, si dhe pedagoge e jashtme në Universitetin e Arteve të Tiranës.
Dr. Gemi është Visiting Research Fellow pranë ISR – Institute for Urban and Regional Research të Akademisë së Shkencave të Austrisë në Vjenë. Pozicioni është akorduar nga Akademia e Shkencave të Austrisë në kuadrin e JESH- Joint Excellence in Science and Humanities.
Që nga viti 2010 ajo mban postin e research fellow pranë Robert Schuman Centre for Advanced Studies e European University Institute (EUI) në Firence, Itali ku ajo është përfshirë në projekte kërkimore të fokusuara në kthimin dhe migracionin ciklik, në rolin i mediave dhe diversitetin kulturor si dhe transnacionalizmin.
Dr. Gemi është e kontraktuar nga Komisioni Europian si Expert Evaluator për projekte kërkimore: HORIZON 2020, MSCA-IF-2018 and AMIF. Ajo është, gjithashtu, eksperte pranë OECD Network of International Migration Experts.
Ajo mban titullin Doctor of Philosopy nga Faculty of Business and Law i London Metropolitan University, Mbretëria e Bashkuar. Ajo ka fituar titullin Master of Arts në Studimet e Europës Juglindore nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Athinës.
Dr. Gemi ka botuar dy monografi si dhe artikuj në revista shkencore të referuara, në vëllime dhe në media. Libri i saj i tretë me titull “Exploring integration and transnationalism in a cross-local perspective: Albanian migrants in Athens and Vienna” pritet të botohet në Maj 2019 nga Akademia e Shkencave të Austrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.