Sociale

Video/ Klosi në Golem: “Prestige Resort”, vendi që ofron turizëm në 12 muajt e vitit

11:39 - 06.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Prestige Resort” ishte një nga më të preferuarit në sezonin e kaluar turistik, dhe tashmë është shndërruar në një destinacion që ofron turizëm jo vetem në verë por në 12 muajt e vitit. Kështu e ka cilësuar Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi hotelin prestigjoz buzë detit Adriatik në Golem, i cili është bërë i dashur jo vetëm për turistët vendas, por edhe ata të huaj.




Klosi tha se ky resort me peisazhin e bukur, kushtet komode dhe shërbimin që ofron, pritet të tërheqë këtë vit shumë turistë të huaj, të cilët do të japin impaktin e tyre edhe në ekonominë shqiptare.

“ Një nga suprizat e vitit të kaluar për turizmin shqiptar ka qenë hapja e resortit “Prestige” i cili ofroi mundësinë reale për t’ju afruar operatorëve të huaj dhe mijëra turistëve. Një ambjent të magjishëm, europian të realizuar nëpërmjet rregullave të qarta të biznesit të turizmit dhe po ashtu një pikë turistike e cila është në bregun e detit, por krijon mundësinë e një biznesi 2 mujor. Besoj që këtë vit “prestige” do të afrohet për turizmin shqiptar si padyshim një nga pikat më të bukura, më të mirëorganizuara dhe ku realisht prezenca e turistëve të huaj, do të thotë ekonomi.” – u shpreh Klosi.

Ministri Klosi mori pjesë në panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ku ftoi operatorët e ndryshëm turistikë të vizitojnë Shqipërinë dhe i njohu ata me diversifikimin e ofertës turistike dhe lançimin e festave lokale.
“Ju ftojmë të vizitoni një vend që të afron një natyrë të mrekullueshme. Një vend që të ofron një kombinim perfekt të bukurisë detit, natyrës, trashëgimisë kulturore.” – theksoi Klosi.

Edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi përpara operatorëve turistikë nga shumë vende të botës, atraksionin kulturor që ofron Shqipëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.