SHËNDET

Si të ushqehemi shëndetshëm në stinën e pranverës

18:00 - 08.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Vlera Lekaj*  – Pranvera është stina e bukur e luleve, aromave të mira, e gjallërisë, ngjyrave, dhe sigurisht një vëmendje të veçantë në ndërrimin e stinëve duhet t’i kushtojmë dhe ushqimit. Me ardhjen e pranverës i përshëndesim produktet e dimrit duke iu thënë mirë u takofshim sezonin tjetër. Por pavarësisht kësaj nëpër tregje e supermarket vazhdojnë akoma të rezistojnë, mollët e portokajtë, mandarinat, dardhat, kivit, duke pasur parasysh që nuk janë fruta tipike të pranverës.




Javët e fundit, duke kaluar nëpër tezgat e perimeve dhe frutave të gjithëve na tërheq vëmendjen aroma e mirë dhe ngjyrat e pasura të frutave e perimeve të stinës, dhe tashmë jemi gati për të bërë blerjet e duhura për të marre sa më shumë vitamina dhe kalori nga shporta me shumë ngjyra e stinës së pranverës.

Me poshtë do të tregojmë se cilat janë produktet e duhura, karakteristike të stinës në të cilën jemi, për t’u kujdesur më mirë për trupin tonë dhe për të pasuruar mënyrën e të ushqyerit.
Në prill tregu pasurohet me varietete të ndryshme të luleshtrydhes, e cila është një nga frutat e para të stinës së re, në maj më pas vijojmë me qershiat, si dhe në qershor pasurohemi me pjeshkat, kumbullat, e kajsitë.

Fruti i pranverës
Luleshtrydhja
Luleshtrydhja është ajo që na sjell pranverën. Është një frutë e pasur me vitamina C,A,B me kalium e antioksidantë, kështu një burim kalorish dhe energjie. Për ta bërë sa më të shëndetshme duhet të kemi kujdes mos ta fshehim pas një reje me pana apo me sheqer të bardhe. Luleshtrydhja duhet shijuar ashtu siç është për të marre maksimumin nga vlerat e saj ushqyese.
Por fruti luleshtrydhes, është dhe shumë alergjik. Është një frut i pasur me histaminë, një lloj lende, e cila po të konsumohet në sasi të mëdha mund të shkaktojë reaksion në lekurë, të kruara e të tjera shqetësime në traktin respirator apo digjestiv.

Perimet e pranverës
Asparagu
Asparagu është i domosdoshëm të konsumohet në këtë stinë. Mund të jenë të bardhë, të verdhë, vjollcë dhe janë me të vërtetë një thesar ushqyerje. Të pasur në vitaminë B, K hekur, bakër e fosfor, shërbejnë si një burim antioksidantesh si dhe njihen për efektin e tyre antidiuretic.
Sugjerohet të gatuhen në avull për të marrë sa më shumë vlera ushqyese. Por duhet të kenë kujdes të gjithë ato që vuajnë nga koliti ose zorra e irrituar që shkakton fryrje digjestive, sepse asparagu është një lloj produkti veçanërisht fermentativ.

Rrepa e kuqe
Një tjetër produkt i ushqyeshëm pranveror janë dhe rrepat. Të vogla, krokante e plot me lëng janë një burim force. Janë të pasura me vitamin C, kalium, e shumë fibra. Të shkëlqyera për t’u gatuar në supë, sallatë apo edhe të shtrydhura, kombinuar me mollën dhe karrotën përbejnë lëngun e jetës.
Duhet të kemi gjithmonë me vete listën e perimeve dhe frutave që na duhen në pranvere. Mos të harrojmë të konsumojmë dhe karçof, spinaq, finok e rukola, ngjyrën e bukur jeshile dhe të pasur me vitamina.
Por edhe ushqimet e tjera në pranverë kanë rëndësinë e tyre të përzgjidhen me kujdes. Përmendim peshkun një kënaqësi shijeje, por edhe ushqimi shumë të shëndetshëm për organizmin tonë.
Janë burim vitamine B dhe D, hekuri dhe veçanërisht me omega 3 një acid yndyror, i domosdoshëm për t’u marrë me dietën ushqimore meqenëse metabolizmi jonë nuk e prodhon dot.

Të mirë për zemrën dhe enët e gjakut, llojet e ndryshme të peshkut duhet të jene prezent në tavolinën tonë. Të pjekur në furre, me limon e me zarzavate për ta shijuar me shumë kënaqësi.
Sigurisht nuk mund te leme pa permendur mishin, sepse në një tavolinë të shëndetshme duhet të ketë shumellojshmeri. Mishi i qengjit, mishi i pulës, janë, gjithashtu, te preferuar për mënyrat e shumëllojshme të të gatuarit, por dhe për vlerat ushqimore që permbajnë si dhe janë një burim energjie për të përballuar ditët tona të ngarkuara.

Djathi
Pranvera është një frymë e re, një puhizë që na çon dhe drejt maleve, atje ku rriten dhitë për t’i marrë qumështin e tyre të freskët e të pasur për të na dhënë djathin e dhisë, një produkt plot shëndet e shije.
Përzgjidhni produktet e freskëta të djathit të dhisë veçanërisht pak të stazhionuar për një burim më të mirë vlerash ushqimore.
Ne fund nuk do të harrojmë të kujtojmë se ne pranverë është koha me e mirë për të shijuar dhe perimet e para bishtajore e të freskëta si bizelet e bathët, një produkt i rëndësishëm i pasur me proteina, me minerale dhe fibra, të cilat ndikojnë pozitivisht në një rregullsi dhe qetësi të traktit tretës.
Bathët sidomos janë të pasura me hekur dhe këshillohen të konsumohen në përditshmërinë tonë për të ruajtur nivelet e duhura të hekurit në organizëm.
Ne fund, ju kujtoj se stina e pranverës, përveç se ngjyra e ushqime do të thotë edhe ditë më të gjata, me një kohë të bukur të mbushur me pozitivitet. Kështu që mos harroni të jeni aktiv dhe të bëni vrap e ecje. Organizmi jonë është një ekuilibër mes natyrës dhe përpjekjeve tona për të qenë të shëndetshëm.
*Mjeke e përgjithshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.