SHËNDET

Studimi: Arrat ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit

14:00 - 08.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushqyerja është një “çelës” shumë i rëndësishëm për parandalimin e tumoreve. Ndërkohë që, aktualisht kanceri i gjirit është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve te femrat e reja. Sipas një studimi, i cili hap shpresa të reja në parandalimin e kësaj sëmundjeje, mund të ishte i dobishëm konsumimi i arrave edhe në rastet kur kemi të bëjmë me predispozita gjenetike.




Kërkuesit e Universitetit Marshall në SHBA, falë një testi të zhvilluar te kafshët kanë zbuluar se janë të mjaftueshme 50 gramë arra në ditë për të vepruar në mënyrë domethënëse në parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Sipas studimit, përbërësit e këtij fruti, që janë vitamina E, mineralet dhe një aminoacid i quajtur arginina, janë në gjendje jo vetëm të parandalojnë, por edhe të ngadalësojnë avancimin e një tumori. Kjo, sigurisht, duke i konsumuar arrat në mënyrë të rregullt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.