Sociale

Çudira shqiptare/ Notat e studentëve dalin në Google

15:57 - 09.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se për notat e studentëve më shpejt mund të mësojnë familjarët, shoqëria, njerëzit e panjohur sesa vetë studentët. Nga një kërkim i thjeshtë figuron se notat e studentëve të shqiptarëve të Kosovës pasqyrohen ne Google.




Mjafton që të kërkosh me emrin respektiv për të gjetur të gjitha notat, që nga viti i parë i studimit. “Problem” ky që është verifikuar deri tani tek Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë dekani i Ekonomikut, But Dedaj. Ai ndër të tjera tha se deri më tani nuk ka asnjë ankesë prej studentëve rreth kësaj çështjeje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.