AKTUALITET

Ministri serb i Kosovës: Shqiptarët terroristë, të prirur për gjak

12:05 - 09.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së ish-zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, edhe ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq, ka mohuar të ketë pasur masakër në Reçak, si dhe shqiptarët e Kosovës, që luftuan për çlirimin e vendit, i ka quajtur terroristë.




Gjatë një takimi në Zveçan, për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, Todosijeviq u shpreh se: “Ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi për të cilat deri në ditën e sotme askush nuk është përgjigjur”.

“Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi për të cilat deri në ditën e sotme askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Prirjen e tyre për gjak e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë Todosijeviq.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.