AKTUALITET

Rinasi nuk ka kushte sigurie, ja ku është shkelur ligji

21:47 - 09.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grabitjen e rreth 10 milionë lekëve që do të niseshin nga “Nënë Tereza” drejt Vjenës, e ka lehtësuar mungesa e masve të sigurisë.




Gazetarja Doriana Bezat zbulon për “Gazetën shqiptare”, se ligji për masat shtesë të policisë është shkelur në disa pika.

Pas grabitjes së 30 qershorit të vitit 2016, u miratua ligji për masat shtesë të sigurisë dhe disa udhëzime. Në ligj parashikohej që asnjë lëvizje monetare drejt Rinasit të mos bëhet pa njoftuar policinë, dhe ndërkohë duhej që në thasët e lekëve të kishte GPS dhe bojë që bënte të pavlefshme kartmonedhat në rast vjedhje.

“Në raste me shuma të mëdha, parashikohej shoqërimi me polici. Atëherë u kërkua prishja e kontratës koncesionare me kompaninë që ruan Rinasin, se nuk kishte asnjë kusht sigurie. Në atë kohë u kryen edhe testime të sigurisë dhe raporti konkludoi që Rinasi nuk plotëson kushtet e sigurisë”, deklaron gazetarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.