Kosova

“Shqiptarët gjakpirës”, Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin serb

14:02 - 09.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi ofendoi publikisht shqiptarët duke i quajtur terroristë dhe gjakpirës, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj njoftoi vendimin e marrë, teksa deklaroi se gjuha e urrejtjes është e patolerueshme nga ministri në fjalë.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”.

Kujtojmë se më parë, Haradinaj shkarkoi zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

LEXO EDHE: Ministri serb i Kosovës: Shqiptarët terroristë, të prirur për gjak


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.