AKTUALITET

Makina e grabitjes, me targa të vjedhura në Laç

11:41 - 10.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Furgoni i djegur në Bathore nga grabitësit, rezulton të ketë qenë me targa të vjedhura. Gazetarja Doriana Bezat raporton për “Gazeta Shqiptare”, se targat e furgonit tip “Volkswagen” janë vjedhur në Laç.




Sa i përket furgonit me të cilin u krye grabitja, detajet janë më të shumta, pasi grabitësit nuk mundën ta largonin mjetin.

Grabitësit kanë modifikuar furgonin për ta pasur lehtësi në kryerjen e grabitjes. Në pjesën ballore ky mjet ka pësuar goditje por ka vijuar të ketë strukturë të qëndrueshme edhe pas përplasjes.

Targa AA248KE e automjetit në të cilin shkruahej “Hetimi Tatimor”, që është konfiskuar nga policia, rezulton që të mos jetë targë e rregullt. Furgoni i modifikuar u gjet 2 kilometra larg aeroportit të Rinasit.

Furgoni që u braktis nga grabitësit

Furgoni që u dogj nga grabitësit në Bathore


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.