AKTUALITET

Publikohen fotot/ Ja momenti kur grabitësit hyjnë në pistë

15:17 - 10.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikohen pamjet e grabitësve teksa futen në pistën e aeroportit. Në foto shihet sesi fugoni, që mbante të shkruar “Hetimi Tatimor” ka ndaluar përpara derës së zjarrëfikësve dhe një person ka zbritur ku dhe ka këputur zinxhirin e portës hyrëse. Pas pak minutash, kur kanë mbaruar grabitjen shihen dy grabitës teksa këpusin zinxhirin e portës dalëse të pistës, në krahun tjetër të aeroportit.




E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohorë prej 4 minutash. Rreth orës 15:00 fugoni ka hyrë nga ana e parkingut në aeroport dhe është afruar deri tek dera që më pas edhe kanë mundur që ta hapin. Nën kërcënimin e armëve, punonjësit e kanë pasur të pamundur të reagojnë, ndaj dhe grabitësve i janë dashur vetëm 4 minuta që marrin shumë e madhe të parave dhe të largohen. Megjithatë jashtë rrethimit të aeroportit ata janë ndjekur nga policia ku dhe ka pasur shkëmbim armësh, nga ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj. Policia po vijon aksionin për kapjen e autorëve të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.