Dossier

Enver Hoxha para 40 viteve: Shqiptarët e Kosovës janë më patriotë se ne të Shqipërisë!

11:39 - 11.04.19 gsh.al

Një nga zyrtaret e pakta që kanë vizituar Kosovën nga Shqipëria komuniste ka qenë, atëherë ministre e Arsimit, Tefta Cami. Ajo atë vizitë katërditore e ka përmbledhur në librin “Katër ditë vizitë në Kosovë”.



Mediat kosovare kanë rikthyer në vëmendje të publikut bisedën që Cami pati para 40 vitesh me diktatorin Enver Hoxha.

“Pasi mbaruam për problemet e arsimit e të kulturës, Enver Hoxha vazhdoi të më pyeste për marrëdhëniet me Kosovën dhe me viset shqiptare përtej kufirit.  Enver Hoxha më dëgjoi me vëmendje dhe, pasi mbarova, tha: ‘Jam i informuar për punën që bëhet në drejtim të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Këto marrëdhënie po na ecin mirë, se ti je ministre e Arsimit dhe Kulturës, që vjen nga një familje e madhe patriote. Edhe për vizitën e ministrit të Kosovës jam i informuar se qe një vizitë e suksesshme’.”

Pastaj menjëherë Hoxha i ka komunikuar: ‘”Ti do të jesh e privilegjuar, se sivjet do t’i kthesh vizitën ministrit të Kosovës, pra do të shkosh në Kosovë. Ata janë më patriotë se ne këtu, sepse po luftojnë për të mbijetuar e përparuar dhe për të ringritur ndërgjegjen kombëtare në kushtet e një regjimi të dyfishtë, të atij titist, dhe të shovinizmave serbe, maqedonase dhe malazeze, që po ngrenë krye e po acarojnë gjendjen në Kosovë. Edhe unë jam me mendimin tënd. Të mos i lejoni që t’i etiketojnë shqiptarët e Kosovës, se ky apo ai është agjent i UDB-së e spiunë. Ata janë e mbeten vëllezërit tanë të një gjaku e të një etnogjeneze historiko-kulturore’”.

 

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. …Po në aspektin e realizmit etnocentrik të atëdhedashurisë kombëtare, karizma patriotike e Enver Hoxhës, larg çdo dyshimi ishte(dhe mbeti në permanencë) gjatë gjithë sundimit të tijë politiko-shtetëror si moto kyqe e brengës dhe angazhimit të tijë „paternalist“ mbi çështjen e avansimit dhe përparimit kulturoro-arsimor të mbarë kombit tonë 7 milionësh në gjitha viset etnike, të shpërndar aso kohe, po akoma edhe në këto kohëra (shpresëmbetëse për bashkim kombëtar) në katër shtete të huaja, por realisht si „fqinjë të vetëvehtes, të një trungu“, apo të një etnikumi gjeo-politik!Shih për këtë kufinjët e sotëm shtetëror: greko-shqipëtar, shqipëtaro-malazez, maqedono-shqipëtar dhe shqipëtaro-„shqipëtar(alias:“kosovar“)!!! Vallë, si do të „sillej“ Enver Hoxha, supozojm sikur do t‘kishte jetëgjatësinë e të shoqes së tijë Nexhmijes?! Pa fije dyshimi se, Ai „i Madhi Enver“ do të kërcnonte papra: shovenët serb, pikësëpari (Daćić&Vućić), madje grekëve do t‘u dilte në pritë,megallomaninë greke do ta dërmonte deri në tendosje ndërkufitare… Eh, sa për Europën (Unionin Europian) do e kritikonte (atë) skajshmërisht si :“eurokomunizëm i parealizueshëm“ dhe si ëndërr e bukur e „antikomunizmit“, njëkohësisht, duke u thurrur lavdërime,motos së tijë idealiste: „rriten e forcohen lëvizjet („ML“) nëpër botë,alias: orbanisto-erdoganiste, si dhe simotrat e tyre maduro-kastrote në AL“… Kësaj radhe (rusët e kinezët) do i kursente nga kritika dmth. do i afronte këta afër vedit, jo më për ta bunkerizuar Shqipërinë „socialiste“, por për të blerë avion bombardues luftarak të tyre më të sotisfikuar të tipit S-400, me siguri sipas porosisë turke të dyfishuar(„2 për Erdoganin e 1 për EH“)! Dmth. Enveri dhe „enverizmi“ sa ishte për atëdhetari e kombëtari, poaqë (na ishte dikur) edhe „kundër“ sajë me „paaftësi realiste“, sepse tjetër është ideali e krejtësisht, tjetër na është Reali ( i Madridit) dhe pamëdyshje, krejtë tjetër Skënderbeu ( i Krujës kreshnike)… Lavdi edhe njërit edhe tjetërit.

    Përgjigju ↓