Media

Gazetarët: Liria e medias vazhdon të jetë e kërcënuar

22:08 - 12.04.19 Genc Caushi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Genc Caushi – Konferenca ndërkombëtare me temë “Sulmi ndaj gazetarëve, kercenim ndaj lirisë së medias” e organizuar nga OSBE-ja, u zhvillua sot në Vjenë, në të cilën mori pjesë edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë . Në Konferencë ishin të pranishëm gazetarë të shumtë nga 30 vende të ndryshme të botës, ndërmjet tyre emra të spikatur në gazetarinë investigative nga rajoni dhe Europa si gazetari investigativ maltez, Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares Daphne Anne Caruana Galizia, e vrarë në qershor të vitit 2017, kur makina e saj shpërtheu në flakë si rezultat i një bombe, pasi raportoj mbi korrupsionin e zyrtarëve qeveritar, ukrainasja Katya Gorchinskaya, gazetare e njohur dhe kolege e ngushtë e gazetarit tjeter Pavel Sheremet i vrare ne Kiev, Ukraine ne 2016 si rezutati i shpërthimit të një bombe në makinën e tij, apo malazezja Olivera Lakic, gazetare investigative për të përditshmen Vijesti e cila u qëllua me plumb në këmbë para shtepisë së saj në Podgoricë në verën e vitit 2018, për shkak të raportimeve të saj denoncuese. Në të gjitha rastet e mësipërme apo në shumicën e sulmeve ndaj gazetarëve autorët nuk janë vëne para drejtesisë. Sipas një raporti të OSBE-së rreth 85% e me shume se 400 rasteve të gazetarëve të vrarë në 25 vitet e fundit në rajonin e OSBE-së ku perfshihen 57 shetete, përgjegjësit për këto krime nuk janë ndëshkuar ende.




Këto statistika tregojnë për një trend shqetësues ndaj gazetarëve dhe lirisë së medias, i cili sipas shumë panelistëve në Konferencë po përkeqësohet. Sipas presidentit të Qëndrës për Gazetari Investigative në Kroaci, Sasa Lekovic, shënjestër e kërcënimeve të shumta përfshi edhe ato me vdekje “situata po përkeqësohet me sulmet ndaj gazetarëve, politikanët qëndrojnë indiferent, nderkohe që në disa raste edhe i inkurajojnë fajtorët”, tha Lekovic, i cili ka mbi 40 vjet që punon si gazetar investigativ. Një tjetër zë kritik për lirinë e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në rajonin e ballkanit vjen nga gazetarja serbe Svetlana Lukic, kryeredaktore e portalit Pescanik, e cila në vitin 2016 akuzua nga Ministri serb i Policisë si rezultat i një artikulli që portali publikoj. Gjykata i dha të drejtë ministrit pasi i ishte cënuar reputacioni dhe kërkoj kompensim financiar nga media që ajo drejton. “Situata është jashtëzakonisht e keqe, gazetarët në Serbi ndodhen nën presion ekonomik të vazhdueshëm, une kam vite që jam përfshirë nga shteti në listen e armiqve të Serbise,” tha Lukic gjate konferences, ndërkohë që në vitin 2007 ajo mori një nga organizata ndërkombëtare prestigjoze Gazetarët Pa Kufi, për punën e saj. Por mesa duket kërcënimet dhe sulmet ndaj këtyre gazetarëve kurajos, në vend që ti frikësojë ata i ka bërë edhe më të vendosur në misionin tyre. Sipas gazetares malazeze Olivera Lakic “gazetarët nuk duhet të ankohen por sëbashku duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe lirinë e medias, ne jemi të fortë dhe duhet të tregojmë solidaritet,” tha ajo. Ndërsa për gazetarin nga Bosnja dhe Hercegovina, Vladimir Kovacevic, megjithëse komunitetit i gazetarëve atje nuk përballet me plagosje dhe vrasje, ligjet e fundit të aprovuara nga Parlamenti i Republikes Serbe, si ai mbi shpifjen e kanë përkeqësuar situaten e komunitetit të gazetarëve atje, dhe ketu ai kerkon që vendet europiane të ushtrojnë presion mbi qeverine e tij, e cila nuk punon për ineresat e vendit, por për interesta e tyre personale. Qëllimi i kësaj Konference ishte që të siguronte një forum për gazetarët, të cilët kanë qënë sulmuar, anëtarët e tyre të familjes dhe kolegët për të diskutuar se si vendet anëtare të OSBE-së mund të përmiresojnë sigurinë ndaj gazetarëve dhe të përmbushin angazhimet e tyre mbi lirin ë e shprehjes dhe të medias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.