Show-Bizz

A kanë mbetur miq pas ndarjes? Detaji që nxorri zbuluar Eva Muratin dhe Genar Topallin

14:06 - 12.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i Jozefina Topallit është diplomuar pak ditë më parë në Milano. Ashtu si edhe pamë nga rrjetet sociale familja e ka festuar këtë ditë, teksa janë fotografuar të gjithë në festën e organizuar në Milano. Natyrisht që në këtë festë mungoi, Eva Murati, ish-partnerja e Genarit. Çifti ka qenë prej të paktën 5 vitesh në një lidhje e tani ndonëse asnjëri nuk e ka pranuar, dyshja i ka dhënë fund. Djali i ish-kryeparlamentares dhe moderatorja në ditët e tyre të arta shiheshin në çdo postim bashkë, por ishte Eva ajo që disa muaj më parë fshiu çdo foto të saj dhe të të dashurit, që e kishte njohur në gjimnaz.




‘Hermetike kur vjen puna tek jeta private, bukuroshja ka deklaruar se nuk ka ndërmend të flas më, pasi interesi i të gjithëve duhet të ishte rreth karrierës së saj dhe jo rreth jetës sentimentale. Megjithatë ndonjëherë nuk ka nevojë për fjalime të gjata për të kuptuar disa gjëra. Nëse i hedhim një sy fotove të diplomimit të Genari, Eva i ka dhënë “Like”. Duket se mes dyshes edhe pse historia e dashurisë ka përfunduar, ka mbetur një lidhje miqësore, ashtu si edhe nisi në fillim mes të dyve. Pa mëri apo zemra të thyera Genari dhe Eva vijojnë të jenë pranë njëri-tjetrit në ditë të veçanta, qoftë edhe me një “Like”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.