OPINION

Para se me ik prej këtij vendi…

16:04 - 12.04.19 Besiana Kajtazaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para se me ik, uluni në nji qoshe e vajtojeni çdo pikë djerse që e keni derdh në këtë vend.
Vajtojeni çdo pikë gjaku të atyre që dhanë jetë, e u bënë “kurban” i kësaj toke.
Ç’malluni me çdo gjë që ju rrethon.
Shijojeni bukën, ujin edhe ajrin e ndotur që na ka mbytë çdo ditë ngapak.
Vajtojeni shtëpinë, rrugët, rininë!




Para se me ik, sigurohuni me ua mallku çdo taksë, votë, e çdo fije besimi që ua keni dhanë atyre qe sot po u perzënë prej pragut tuj.
Mallkoni ata që ua kanë shkel andrrat e ua kanë “rrjep” shpresat!
Besa mallkoni edhe trupin tuaj që e ka duru çdo dhunim psiqik e fizik prej pushtetit!

E dini edhe ju, s’po shkoni në parajsë. Por të paktën pasardhësve tuaj u sigurohet arsimi, shëndetësia dhe çdo e drejtë njerëzore.
Këtu gjithçka jemi, njerëz jo!
Këtu as unë as ti s’kemi vlerë, t’paktën jo për ata qe u’a kemi besu gjënë më t’shtrenjtë, atdheun.

Para se me ik, lirojeni vetën nga çdo helm që u’a kanë injektuar në trup 20 vitet e fundit.

Ps; Ik, por mos harro me u kthy se “ askujt nuk i shkon kungulli mbi ujë gjithmonë “ e as këtyre.


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to Sinqeritet Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. asgje nga keto rreshta nuk duhet bere
    MALLKIMI BEHET NGA NJERES QE JANE TE MALLKUAR
    POPULLI JONE ESHTE I ZGJEDHURI I ZOTIT
    CDO GJE QE NDOTH ,NDOTH SEPSE ZOTI E KA THENE
    ASNJEHERE SDO TE NDJEHESH MIRE NE TOKEN E TE TJEREVE
    DASHURIA PER TOKEN TENDE ,E PA FUNDE
    DASHURIA E VETMIA RRUGE PER TU BERE KOMB SIC NA KRIJOJE ZOTI
    JETA ESHTE DASHURI
    GJYKIMI ESHTE GABIM
    INTUICIONI ESHTE FITIM
    DASHURI ,DASHURI DHE VETEM DASHURI,E VETIMIA FJALE QE SHPETON SHQIPERINE DHE BOTEN

    Përgjigju ↓