Show-Bizz

Pas lidhjes me Morenën dhe Fjollën, sheiku iranian zgjedh Vildane Zenelin

11:09 - 12.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sasha Sobhani është iraniani që njihet si sheik. Por në vendin tonë djaloshi është i njohur fillimisht për lidhjen që pati me Morena Tarakun. Çifti ndenji bashkë për disa kohë. Në media u përfol se ishte pikërisht sheiku që i siguronte brunes seksi jetën e luksit. Por kur çifti u nda, duket se doli në sipërfaqe edhe një histori tjetër, ajo e Sashës me Fjolla Morinën. Edhe pse këngëtarja e mohoi duke thënë se e kishte takuar vetëm një herë 5 minuta, iraniani iu përgjigj në shqip duke e kërcënuar se do të publikonte të gjitha sms që Fjolla i kishte dërguar.




 

Mediat kosovare folën për një histori mes tij dhe Fjollës, një histori që mesa duket kishte përfunduar me sherr. Por duket se edhe njëherë tjetër miliarderi ka zgjedhur për partnere të tij një sex-bomb shqiptare. Bëhet fjalë për Vildane Zenelin. Ka qenë vetë Sasha ai që ka publikuar një foto të modeles në Instagramin e tij. Ndoshta është vetëm fillimi i një flirti, apo ndoshta tashmë kemi të bëjmë me një çift të konsoliduar. Gjithçka do të zbulohet në ditët në vijim, megjithatë një gjë është e sigurt, Sheiku i adhuron vajzat shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.