Kryesore

Video/ Basha pas mbylljes së protestës: Fituam, qëndresë muzgut të tiranisë

22:20 - 13.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përfundimit të protestës Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin mbyllës tek selia e PD. Ndër të tjera kryedemokrati falënderoi të gjithë të pranishmit, duke u shprehur se ata tashmë janë fitimtarë. “Mirënjohje më të thellë për ju për protestën më të madhe, për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra në këtë muzg të tiranisë dhe bandës kriminale në pushtet dhe lindjes së demokracisë së re për shqiptarët. Kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike shqiptare. Ndriçuat horizontin e shpresës që do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.




Por vëllezër dhe motra, të nëntën protestën në 8 javë ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira. Propaganda që ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve nuk ia doli dot. Ne ia dolëm të mbanim sot më 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.