SPORT

Duka “driblon” dhunën dhe trajnerin e ri kuqezi

10:37 - 13.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata që ka mbërthyer futbollin shqiptar këtë periudhë nuk është aspak ajo që të gjithë shpresonin. Në kulmin e sezonin, futbolli shqiptar u paralizua, dhuna ndaj gjyqtarit Hamiti solli një efekt domino të pashembullt, bojkot në rang kombëtar nga arbitrat. Dënimi ekzemplar i Kamzës nuk pati asnjë efekt pasi dhuna në stadiume erdhi në forma të ndryshme, me presidente, futbollistë, staf drejtues etj. të cilët bënë “pis” edhe një herë produktin e tyre.
Jo vetëm dhunë, por ky sezon është jo pak i çuditshëm ku vetë aktorët shprehen se futbolli nuk po luhet më në fushë, por në tavolina. Armand Duka nuk dëshiron as të flasë me emra të përveçëm e as të ndalet në episode të veçantë, e rëndësishme për të është që aktorët të përpiqen të arrijnë objektivat e tyre në fushën e lojës: “Futbolli është një garë me emocione dhe gjithsecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brenda saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”,-u shpreh Duka




Trajneri i Kombëtares
Fill pasi shkarkojë Kristian Panuçin, Armand Duka ka nisur një fushatë të vërtetë për të gjetur pasuesin e italianit. Negociata, oferta, kërkesa, shumë takime për ti dhuruar Kombëtares një timonier të ri. Presidenti i FSHF po shfrytëzon statusin e tij si personi i vetëm përgjegjës për të përzgjedhur e trajnerin. Nga Shkodra, Duka sërish nuk jep një emër konkret por shprehet i bindur se trajneri dhe stafi i ri teknik do të zgjidhen javën e ardhshme: “Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.