SPORT

“Marca” zbulon: Hazard, ylli i vetëm në merkato

12:39 - 13.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë ata tifozë që po prisnin një merkato galaktike te Real Madridi, mund të kenë mbetur të zhgënjyer kur kanë lexuar numrin e sotëm të gazetës “Marca”, e cila sjell disa prapaskena të reja në lidhje me atë që pritet të bëjë klubi spanjoll në verë. Sipas “Marca”-s, Zinedin Zidan dëshiron në skuadër vetëm Eden Hazard, i cili do të ishte dhe ylli i vetëm që do t’u bashkohej spanjollëve në verë.




Trajneri francez e pëlqen jashtëzakonisht sulmuesin Brazilian Vinicius dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të pengojë zhvillimin e talentit Brazilian. Në repartet e tjera të skuadrës nuk përjashtohen përforcime të tjera, por sa i takon fazës ofensive, belgu i Çelsit qenka emri i vetëm që Zizu i ka dhënë Florentino Perezit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.