SPORT

Sherri mes Levas dhe Koman, Kovaç: Asnjë ndëshkim

13:40 - 13.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi i publikuar nga “Bild” për sherrin e ndodhur në stërvitje mes sulmuesit polak Robert Levandovski dhe anësorit francez Kingsli Koman, ka tronditur jo pak tifozët bavarezë dhe opinionin në Gjermani, që te Bajern Mynih kanë parë gjithnjë klubin ideal. Ndaj bavarezët nuk e kanë kaluar në heshtje këtë temë, me trajnerin kroat Niko Kovaç, që ka folur rreth argumentit në fjalë duke habitur jo pak gazetarët, që natyrisht prisnin diçka tjetër. “Fola me te dy pas stërvitjes, ata shfaqen keqardhje për sjelljen e tyre dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.




Nuk do të ketë ndëshkim për asnjërin, çështja është zgjidhur dhe çdo gjë është në rregull. Janë gjëra që ndodhin në stërvitje”,- tha ndër të tjera Kovaç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.