AKTUALITET

Dhuna ndaj gazetarit, Fuga: Më kanë goditur mua

13:35 - 14.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarët do të protestojnë sot në orën 16:00 pranë ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme.




Shkak për këtë protestë është bërë incidenti midis truprojes së kryeprokurores Arta Marku dhe gazetarit Renaldo Salianji.

Truproja e Markut e ka shtyrë me dhunë gazetarin duke e përplasur tek muri, teksa ai po përpiqej t’i merrte një prononcim.

Në një prononcim për Fax News Artan Fuga është shprehur se gjendet përkrah gazetarëve me të gjitha forcat e mendjes dhe të shpirtit.

“Ata që të kanë goditur ty, më kanë pështyrë edhe mua. Përkrah me të gjitha forcat e mendjes dhe të shpirtit gazetarët e të gjitha mediave, të cilët përtej ndonjë keqtrajtimi fizik nga individë që hiqen si të fortë dhe ushtrojnë dhunë mbi ta në sytë e autoriteteve të shtetit dhe ndonjë deputeteje që as i bën pershtypje kjo dhunë barabare, kane presion te jashtëzakonshëm dhe trajtohen si skllevër të medias, të penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, dhe që ndihen të pavlerësuar, të pasigurt, të përbuzur shpesh herë, sepse asnjëri prej tyre nuk prodhon dot informacion të pavarur, nuk bën dot investigim, nuk komunikon dot drejtpërdrejt me audiencat.

Le të shpresojme që përtej sindikatave të burokratizuara, brezi i ri i gazetareëve do t’a kuptojë fort se është fjala për misionin e tyre dhe dinjitetin e tyre. Me këtë rast i shpreh gazetarit Renaldo Salianji, studentit tim të super shkëlqyer të gjithë solidaritetin tim. Ata që të kane rrahur ty më kanë goditur edhe mua”, shprehet Fuga.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.