MILOSAO

Jeta ndryshe e Sami Frashërit, martesa me të kunatën!

17:30 - 14.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Hikmet Feridun Es dhe Kujtim Nuro – Në kohen qe ishte 40 vjeç, ai do te tregonte sikur te ishte në moshën 80 vjeçare Samiu, megjithëse e donte jetën mjaft te qete, ai do te dukej me tepër në moshë, në shkallen qe do t’i habiste te gjithë. Në kohen qe ai ndodhej në moshën 45vjeç, do te qëndronte sikur ishte në moshën 80 vjeç. Fotografia, e cila është bere kur ai ishte plotësisht në moshën 46 vjeçare, sot njerëzit do te kujtojnë qe ai ka kaluar te 80-tat. Dhe ndofta, në çdo vend te botes, në te gjithë sipërfaqen e rruzullit tokesor, asnjëri nuk mund te tregoje se është me tepër nga mosha në këtë shkalle. Mjekra e tij e gjate ishte krejtësisht e bardhe. Flokët, i cili kishte në koke, i kishin renë plotesisht. Aq sa ana e renë e flokëve mund te shihej mjaft mire mbrapa festes se tij. Në mes te burrave, në moshën e mjaft te rinjve, rënia e flokëve te tij dallohej në te gjithë familjen. Por, ai në mënyre absolute, nuk do t’i jepte rëndësi pamjes qe dukej 80 vjeç, kur ai në te vërtetë ishte 40 vjeç. Bile, nëqoftese ai vinte menjëherë festen e tij, përpara, rënia e flokëve nuk do te dallohej. Ai nuk kishte gjera, qe mendonte se te tjerët do te pëlqenin atë. Në fakt, nuk kishte aspak kohe te mendonte për veten e tij, përveç shkrimeve dhe librave. Fotografitë e fundit qe botuam ditën qe kaloi se bashku me dy shokët e tij, e tregonte atë me flokë dhe vetulla krejt te bardha si një plak i vjetër, qe i ngjante Tolstoit. Mirëpo, në një moshë qe do t’i thuhet i ri, ndërroi jete në moshën 54 vjeçare.




Si u grabit dyqani i Samiut. Në dhomën e tij te fjetjes një fotografi e një gruaje dhe një tufe flokësh te saj brenda një kornize me ngjyre te zeze. Dyqani qe ndodhej në Salkimsogut. Tabela shkruan: Shemseddin Sami. Përse fjalori Arabisht (Kamus-i Arabi ) mbeti përgjysmë? Gjashte rafte te mbushura me zarfa librash. Sulltan Abdylhamidi mua nuk me do. Kush shkroi, kush e morri medaljen. Kravaten e mbajti deri në grisjen e saj. Kepuce 10 vjeçare.

Një fotografi e një gruaje te re qendronte e varur në murin e dhomes se fjetjes se Samiut. Një grua e re me fytyre romantike rreth moshës 20-21 vjeçare. Sytë e dijetarit te madh do te ktheheshin shume shpesh, deri në vdekje, tek ajo fotografi. Do te binte në sy një kornize e trashe me ngjyre te zeze e kesaj fotografie. Kjo fotografi me kornize te zeze përreth saj, ishte në formen e një tabloje kujtimesh. Brenda fotografisë, të tërhiqte vëmendjen një tufe flokesh me ngjyre te kuqerremte, te vendosur në një rrip druri te gdhendur mbi fotografi. Te gjitha këto, Samiu i kishte bere me dorën e tij.

Aty, ai kishte vendosur dhe vargje në Arabisht dhe në Persisht, sepse Samiu ishte një nga kaligrafet me te njohur artizanë te periudhes. Bile, në kohen qe i duhej shume, ai u ul dhe e ka shkruar shume bukur tabelen e dyqanit. Për kete do te flasim me poshtë. Fotografia me kornize te zeze i përket zonjës Eminë, gruaja e pare e dijetarit. Samiu, kete tablo te një kujtimi te trishtuar, me gishtat, te cilit i dridheshin nga trishtimi, e ka bere, kur ajo ndërroi jete. Fotografia, me te njëjtën gjendje qëndron akoma, thotë vajza e tij, Samije. Samiu, në shtratin e vdekjes se gruas se re, e cila e kishte lenë vetem, nga qe e donte shume, i kishte prere një tufe flokësh.
Duke gdhendur e duke shkruar vargje në gjuhe te ndryshme, ai i kishte vendosur ato në kete fotografi. Samiu është martuar për here te dyte me një grua te re, e cila ishte e një nga te afermit e tij. Kjo grua ishte bashkeshortja e e re e një nga vellezerve, i cili kishte nderruar jete.( Është fjala për bashkeshorten e Abdyl Frasherit – Ballkezen,te cilet kishin se bashku dy femije : Mit’hat dhe Eminë Frasherin . Nga martesa e dyte e Samiut me Ballkezen ka lindur Skender Frasheri, i cili ka qenë muzeolog dhe mesues i gjuhes frenge K.N.) Kjo martese ishte e nëvojshme për tu bere, akoma me tepër ishte e domosdoshme. Sepse dy femijet (Mit’hat Frasheri dhe Eminë Frasheri-K.N.) e gruas se ve(Ballkezes- K.N.),(Abdyl Frasheri-K.N.) ia kishte lenë amanët atij për tu kujdesur. Në kete menyre, Samiu me një buxhet fare te paket, kishte qenë i detyruar te shikonte dy shtepi. Ai kishte humbur bashkeshorten e tij, kjo grua, e cila kishte humbur bashkeshortin e saj dhe femijet ishin shume te dashur me njëri- tjetrin si një familje. Nga njëra anë, një burre me femije jetime, nga ana tjeter një grua me femije pa baba, kishin nëvoje te madhe për njëri – tjetrin. U martuan bashke. Femijet e donin shume kete grua te re. Vajza e madhe e Samiut, e nderuara Znj. Samije Erer thote: Ishte një grua shume e bukur. Iu ngjante princeshave. Në na beri qe te mos e ndienim edhe një dite mungesen e nënës sonë. Kishte një zemer te mire.

Grabitet dyqani qe hapi Samiu
Ai ishte një njëri shume i lenduar në fatin e tij. Por për fat te mire, Samiu ishte indifferent ndaj gjerave te pafata. Në jeten e tij, me te vertete kishte shume ngjarje te fatekeqesive. Psh: në ceshtjen e konsolidimit te parase, me gjithe përpjekjen e tij, fati e kishte thyer vazhdimisht kunder tij. Ai filloi vepren me titull: Kamus-i Arabi(Fjalori Arabisht). Tregoi një interes te madh për fillimin e përgatitjes, duke menduar se kjo vepër do ta bente te pasur, nëqoftese ai nuk do te ishte përballur me fatekeqesinë e tij te pafat. Në kohen qe ai deshironte te përgatiste Fjalorin Arabisht, për llogari te vehtes, hapi një dyqan në Salkunsogut (Stamboll). Bile, u ul dhe shkruajti vehte mbishkrimin e tabeles se dyqanit mbi një pjese alumini te bojatisur. Dhe kete e vendosi sipër bibliotekes, e cila ndodhej në Salkunsogut. Kjo ngjarje është ana me e patreguar e Sami Frasherit. Në dyqan, u ul njëriu qe familja e njihte prej kohesh, Haxhi Musai, një përson shume i sigurte. Vepra përparonte, fashikujt me te dale, i merrnin menjëhere. Te gjithe bleresit ishin nga Egjipti, Arabia, deri tek Adeni (Jemen-K.N.) Fjalori errdhi në germen “C”. Plasi ngjarja Armenë. Gjate kesaj kohe, dyqani u grabit. Ishte përmbysur i gjithe,në cdo anë. Nuk kishin mbetur as fashikuj, as doreshkrime, as kopje. Haxhi Musai do te shpetonte me veshtiresi, bile shpirtin e tij. Shpresat qe ishin aq te shumta, për kete arsye Fjalori Arabisht, i cili u lidh, mbeti në germen “C”.

Samiu shkruan, kush e merr medaljen
Brenda 16 vjeteve qe i kushtoi, mbaroi Fjalorin Enciclopedik “Kamus-ul Alam” (gjashte vellime-K.N.) dhe fitoi vetem 300 lira. Ky fjalor zgjoi një interes te madh në te gjithe boten Lindore, bile në te gjithe rruzullin tokesor. Miqte e tij kembengulnin duke i thenë: Një pjese nga vepra dergoje në Pallatin Mbreteror. Samiu u jepte atyre kete përgjigje: Sulltan Abdulhamidi mua nuk me do. Me në fund një nga miqte e tij i thote: Te mbështës duke i besuar fjales tende, por pa e derguar vepren, nuk duhet besuar vetem tek fjala. Dergoje qe ti te punosh i qete. Për kete, lidhen gjashte vellime me kapak te purpurte . Vepra iu derguaa Sulltan Hamidit. Dhe mbas një jave në krye te faqeve te gazetave, te cilat shpallnin marrjen e medaljeve, njoftuan se medalja e larte e shkalles se dyte i ishte dhenë z. Mihran për botimin e vepres Kamus-ul Alam. Është e cuditshme!

Kravata qe ka përdorur deri sa u gris
Dhe një nga karakteristikat me te rendesishme dhe me te medha te Samiut është se ai ka kaluar një jete mjaft te thjështë, bile te shkalles se fundit. Vajza e madhe thote: Përdorte një kravate. Ate e përdorte gjithmonë, deri sa u gris. Kur do te behej mjaft e vjeteruar, ai do te blinte një tjeter. Ishte gati qe te mos e shihte te nëvojshme përdorimin e kravates. Duke u ankuar, do te vishte dhe kemishat e kollarisura ashpër. Megjithate, veshja e Samiut nuk dukej aspak e vjeter. Sepse, ai do te dilte në rruge, ndonjëhere, vetem dy here në muaj. Për kete dhe rrobat njëmbedhjete- dymbedhjete vjeçare do te qendronin mjaft te reja, ashtu sic i kishte veshur dhjete vjet me pare. Turmat e njerëzve dhe rruga për kete njëri te madh, ishin një vend marrje mendsh. Ai ishte aq i lidhur me bojen, penën, minderin ku shkruante, kur ndahej nga keta, bile dhe nga një shetitje me shkurter dhe e detyruar, do te kthehej shume i lodhur. Te njëjten menyre veshjeje te thjështë, e kishte pranuar si një parim te zakonshem dhe për femijet. Te gjithe se bashku, në cdo fillim stinë dilnim në Beyoglu (Stamboll) dhe hynim në Beyker. Vajzave do t’iu merrte dy fish basme vere, ose do t’iu merrte dy fish stof dimri. Dhe ngyrat e ketyre për cdo kohe ishin te caktuara. Ngjyre blu e erret, ose vishnjë po e erret. Shapkat ishin shapka angleze, pa thembra. Floket do t’i mbanin te leshuara dhe jo floke te mbledhura mbrapa në forme topuzi. Mirepo, shoket e tij thoshin se Samiu në moshë te re ka qenë një djale i hijshem, elegant, i pispillosur. Atehere, Samiu i ri do t’i bente rrobat tek Miri. Ai do te vishte kepuce nga Jorgji, i cili ishte kepucari me i njohur i Gallates, qe përpara 80 vjetesh. vijon


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.