AKTUALITET

Lleshaj shigjeton Bashën: U përdor keq himni nga ata që s’i dinë fjalët e melodinë

12:45 - 14.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dënuar dhunën e ushtruar nga qytetarët gjatë protestës së djeshme.




Ministri Lleshaj deklaroi se organizatorët e dëshpëruar e zhvendosën në mënyrë tinzare protestën nga kryeministria drejt parlamentit, duke sjellë dëme të mëdha.

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjellë dëme. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Ai tha se të gjithë personat që kanë konsumuar vepra penale do të mbajnë përgjegjësi, ndërsa theksoi se policia reagoi me trimëri dhe profesionalizëm ndaj protestuesve që donin ta zhvendosnin vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta.

“Protesta kontribuoi edhe njëherë për ta zhvendosur vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta. Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar. Policia reagoi me profesionalizëm ndaj njerëzve që kanë vrarë”, u shpreh ministri Lleshaj.

Ai ka komentuar edhe veprimin tashmë të bërë zakon nga kryeopozitari Lulzim Basha, këndimin e himnit.

“U përdor himni keq ngga at që nuk i dinë fjalët, melodinë e as kuptimin”, deklaroi Lleshaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.