BLUETOOTH

Paloka, ky dashnor i përjetshëm… Zonja Topalli, nuk e dini që çanta s’lihet në tokë

16:20 - 14.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Paloka, ky dashnor i përjetshëm i fjalës së lirë…
Batuta e kryeministrit Berisha në 20 vjetorin e krijimit të Gazetës “Rilindja Demokratike” dhe që zë vendin e parë mes të tjerave, lidhet me deputetin Edi Paloka, i cili ka qenë gazetar i RD-së e për këtë mori padyshim një çmim merite. Kryeministri i cili shpërndau dhe çmimet kur bëri prezantimin tha; Ky çmim i takon dashnorit të përjetshëm… (pak pauzë) të fjalës së lirë, Edi Palokës. Gjetja e Berishës shkaktoi shumë të qeshura dhe padyshim që u mirëprit nga Edi Paloka.

Zonja Topalli, çanta nuk lihet në tokë
Kryetarja e kuvendit siç duket nuk e di mirë se çanta ku mbahen lekët, nuk lihet në tokë. Thotë një fjalë e moçme se mbetet pa lekë. Po duket se shefja e kuvendit nuk e ka këtë problem. Ja ku e shohim me zonjën Liri Berisha, po tek komuniteti katolik. Dhe këtë përshëndetje Jozefina, si katolike shkodrane nuk mund ta harrojë. Por ka bërë vetëm këtë gabim me çantën, të cilën e ka vënë përdhe. Ndoshta në kolltuqe nuk ka pasur vend dhe ka qenë më komode me çantën aty. Shumë e çuditshme sepse Topalli për evente të tilla, ua jep gjërat e veta bodigardëve.

Ky shkrim u botua më 8 janar 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.