BOTA

Përmbledhje mbi etiketimin nga SHBA të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

19:44 - 14.04.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Më 8 prill 2019, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi, se Departamenti i Shtetit ka etiketuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si Organizate e Huaj Terroriste (FTO).
Zonja Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), pas shpalljes tha, se “Emërtimi terrorist i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ishte kërkesa e domosdoshme dhe e drejtë e popullit dhe Rezistencës iraniane dhe një domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale “.
Kjo është një lëvizje shumë e rëndësishme, e cila është shumë kuptimplotë për popullin iranian dhe veçanërisht për NCRI-në dhe Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK / PMOI), të cilët kanë kërkuar etiketimin e IRGC-së si Organizatë e Huaj Terroriste (FTO) për më shumë se dy dekada.
Reagimi i Teheranit është shfaqja e tij e zakonshme e rreme e forcës dhe retorikës boshe nga IRGC-ja dhe komandantët ushtarakë, gjë që të kujton një njeri që fishkëllen pranë varrezave!
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Zyra e Përfaqësimit në SHBA (NCRI-US) botoi një libër të detajuar, The Rise of Financial Empire of the Iranian Revolutionary Guards (Ngritja e Perandorisë Financiare të Gardës Revolucionare Iraniane). Libri përfshin informacione mbi shumë institucione të lidhura me IRGC-në, si biznese dhe institucione të rëndësishme financiare iraniane, banka, industrinë e automobilëve, industrinë e komunikimit dhe të telekomunikacionit, ndërtimtarinë, bujqësinë, tregtinë dhe shërbimet, industritë e naftës dhe gazit, industritë minerare, industritë e aluminit dhe çelikut, industrinë farmaceutike, dhe shumë të tjera. Ai pershkruan, se si fondet e prokuruara nga biznesi, dërgohen pastaj në Liban, Siri, Irak, Jemen dhe gjetkë për të financuar terrorizmin.
IRGC-ja, sipas statutit të saj, “është një entitet nën komandën supreme të udhëheqësit” dhe “politikisht dhe ideologjikisht zbaton velayat-e faqih (ligjet e Mullahëve)” (nenet 1 dhe 47). Rezistenca iraniane ka theksuar herë pas here, se IRGC-ja është levë kryesore e Mullahëve dhe organi qendror në imponimin e goditjes së tyre ushtarake dhe shtypjen. IRGC-ja lidhet me eksportimin e fundamentalizmit, terrorizmit dhe nxitjes së luftërave, dhe kjo në vetvete është pjesë e doktrinës universale të sundimit të Mullahëve. Në lidhje me këtë, IRGC-së i është besuar të avancojë plotësisht programin e armëve bërthamore të regjimit.
Gjatë 40 viteve të fundit IRGC-ja ka luajtur rolin kryesor në goditjet e brendshme, duke përfshirë masat e përgjakshme kundër kryengritjes së studentëve të vitit 1999 dhe revoltën kombëtare të vitit 2009. Inteligjenca e IRGC -së luan rolin kryesor në arrestimin, torturimin, ekzekutimin dhe vrasjen e disidentëve dhe gjurmimin e spiunazhit kundër fraksioneve të vetë regjimit.
IRGC-ja krijoi një strukturë komandimi të pavarur për secilën krahinë, që është në gjendje të shtypë kryengritjet popullore.
Përveç luftës 8-vjeçare midis Iranit dhe Irakut, IRGC-ja ka luajtur rolin kryesor në nxitjen, zgjerimin dhe vazhdimin e një numri të madh të luftërave të mëdha në Lindjen e Mesme, duke përfshirë luftërat aktuale në Irak, Siri, Jemen dhe Liban. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe veprimeve të Hitlerit, shkaku i viktimave dhe personave të zhvendosur të shkaktuara nga këto luftëra janë në praktikë të pakrahasueshme me çdo forcë tjetër kriminale.
-Lufta Iran-Irak (1980-1988): Më shumë se 1 milion të vdekur, 1 milion të plagosur dhe të gjymtuar, disa milionë të shpërngulur dhe 1 trilion dollarë dëmtime të shkaktuara vetëm në Iran.
– Në Irak pas vitit 2003, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e IRGC-së çoi në qindra mijëra njerëz të vrarë dhe shumë milionë të shpërngulur.
– Në Siri pas 2011, janë vrarë më shumë se 500,000 njerëz dhe janë shpërngulur më shumë 10 milionë.
– Mijëra njerëz janë vrarë në luftën e Jemenit dhe Kombet e Bashkuara kanë raportuar se 3 milionë janë zhvendosur.
Që prej vitit 1990, ndërhyrja e IRGC-së në vende të tjera u rrit në një shkallë të re pas krijimit të Forcave Quds. Qarqet e brendshme të regjimit i përshkruajnë dhe i konsiderojnë Forcat Quds, një njësi zyrtare të IRGC-së, si “qendra e një ushtrie ndërkombëtare islamike”. IRGC-ja, përveç okupimit të saj të hapur dhe të fshehtë të Sirisë, Irakut, Jemenit dhe Libanit, aktualisht po ndërhyn në mënyrë aktive përmes terrorizmit dhe fundamentalizmit në të paktën 10 vende të tjera të rajonit. Ketu përfshihet dhe Bahrein, Egjipti, Palestina, Jordania, Afganistani, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Katari. IRGC-ja është e përfshirë gjithashtu dhe në krijimin e rrjeteve të spiunazhit dhe terrorizmit dhe dërgimin e armëve në këto vende. Asnjë vend në rajon nuk ka qenë i sigurt nga aktivitetet terroriste të IRGC-së. Spiunët dhe agjentët iranianë janë arrestuar dhe ndjekur penalisht në shumë prej këtyre vendeve.
Krahas Ministrisë së Inteligjencës të Iranit, IRGCja është gjithashtu e përfshirë në sulme terroriste jashtë vendit. Këto sulme përfshijnë bombardimet e kazermave të marinës amerikane në 1983 në Bejrut dhe bombardimet e Kullave Khobar në 1996 në Arabinë Saudite. Përveç Lindjes së Mesme, IRGC-ja ka kryer sulme terroriste në dhjetra vende, duke përfshirë Gjermaninë, Kenian, Nigerinë, Sudanin, Tailandën, Gjeorgjinë, Indinë, Azerbajxhanin, Pakistanin dhe Afganistanin. Në shumicën e rasteve terroristët janë arrestuar.
IRGC-ja gjithashtu ka zgjeruar rrjetet e saj terroriste në Amerikën Latine. IRGC- ja është e njohur për pozicionimin e anëtarëve dhe përdorimin e agjentëve jo-iranianë në sulmet e saj. Vrasja e një iraniani me emrin Saeed Karimian në Stamboll më 29 prill është një nga rastet më të fundit të krimeve terroriste të kryera nga ky regjim jashtë kufijve të tij.
Prej viteve 1990, IRGC-ja ka pasur marrëdhënie aktive me Al-Kaidën dhe grupet e tjera ekstremiste sunite. Këto marrëdhënie janë rritur në mënyrë të paprecedente në vitet e fundit në Siri dhe Irak.
IRGC-ja ka krijuar një ushtri kibernetike me mijëra anëtarë të IRGC-së dhe Basij, që merren me spiunazh, kontrollin e internetit dhe komunikimeve kibernetike. Shumë të rinj janë arrestuar përmes masave të tilla. IRGC-ja është e njohur dhe për ndërhyrjen dhe asgjësimin e rrjeteve kompjuterike të vendeve të ndryshme në rajon, madje edhe ato të vendeve perëndimore. Organizata e inteligjencës së IRGC-së është e përfshirë në transmetimin e sinjaleve të zhurmës në rrjetet televizive satelitore dhe në pajisjet satelitore të njerëzve të zakonshëm.
Projektet bërthamore të Iranit kontrollohen kryesisht nga IRGC-ja. Qendra Kërkimore e IRGC-së, që nga viti 1983, filloi hulumtimin e saj për të krijuar armë bërthamore, duke u zgjeruar gjatë viteve dhe duke adoptuar një shumëllojshmëri të emrave për të mbajtur profilin e vërtetë në sekret të plotë. Ky entitet është zhvilluar së fundi në organizatën SPND nën Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit. Më 21 prill Zyra në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, zbuloi aktivitetet e vazhdueshme të SPND edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore.
IRGC-ja krijoi një njësi raketore në vitin 1985 dhe duke importuar teknologjinë e Koresë së Veriut, filloi në 1993 prodhimin masiv të raketave bërthamore, që mund të mbartnin një ngarkesë bërthamore. IRGC-ja në vitin 1996 themeloi Organizatën Ajrore dhe Hapësinore nën Ministrinë e Mbrojtjes për të zgjeruar industrinë e raketave. Ekspertët e Koresë së Veriut ishin në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën Ajrore dhe Hapësinore dhe mbështetën regjimin iranian në ndërtimin e raketave bërthamore.
Në shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, IRGC-ja vazhdon të eksportojë ilegalisht armë në vendet e rajonit. Sipas një raporti të publikuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun në janar, IRGC-ja po i dërgon armë Jemenit në një shkallë të gjerë. IRGC-ja gjithashtu prodhoi një numër të madh bombash rrugore, të përdorura për të sulmuar forcat e koalicionit në Irak.
Duke patur mbështetjen e Khameneit, IRGC-ja tani ka në kontroll degët kryesore ekonomike të Iranit në fusha të ndryshme, duke futur miliarda në të ardhurat vjetore. Kjo është jashtë mbikëqyrjes së organizatave zyrtare dhe përfshin industrinë e naftës dhe gazit, importimin dhe eksportimin e mallrave, shërbimeve komunale, bujqësisë dhe të tjerëve. Nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive dhe kontrollit të porteve të shumta, IRGC-ja po plaçkit pasuritë e popullit iranian për të siguruar shpenzimet e luftërave të saj dhe terrorizmit. Me 150,000 punonjës, Selia e Khatam al-Anbiya është një nga entet ekonomike të lidhura me IRGC-në.
Emërtimi i IRGC-së si Organizatë e Huaj Terroriste do të kishte ndikimin e mëposhtëm:
1. Do të vendosi regjimin iranian në një pozitë mbrojtëse, do të demoralizojë IRGC-në dhe mbështetësit e saj. Do të ndihmojë shterimin e burimeve për grupet e milicisë të trajnuar dhe financuar nga IRGC-ja.
2. Do të ngrejë moralin e popullit iranian, pasi ata e konsiderojnë IRGC-në si një forcë të madhe në shtypjen e popullsisë, si dhe plaçkitjen e pasurisë së tyre.
3. Do të ndihmojë vendet evropiane për t’iu kundërvenë terrorizmit të regjimit iranian dhe për të vënë në shënjestër IRGC-në dhe operativët e tyre në territoret e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.