SPORT

Tare nxehet me arbitrin: Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

14:53 - 14.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori sportiv i Lacios ka reaguar ashpër pas ndeshjes Milan-Lazio, që përfundoi 1 me 0 në favor të kuqezinjve.




Igli Tare ka “shpërthyer” ndaj arbitrit të takimit duke e qujtur ndeshjen “kronikën e një vdekje të paralajmëruar”.

“Ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, diçka të cilës i trembesha që para se të fillonte takimi. Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe më vjen keq që u vendos nga episodet, jo nga fusha. Penalltia për Milanin mund të jepej ose jo, por ne na u mohua një 11-metërsh i pastër kur Rodriguez ndërhyri ndaj Milinkoviç-Saviç në zonë. Duhet të vijojmë punën tonë dhe llogaritë t’i bëjmë vetëm në fund. Kemi përpara edhe ndeshjen e Kupës ndaj Milanit, ku duhet të tregojmë vlerat tona, ndonëse mund të them se arbitrat janë në borxh të madh me ne, që prej vitit të kaluar”, tha Tare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.