BLUETOOTH

Ahh.. këta deputetët fierakë, harrojnë pas gratë. Kur Rita Ndoci i këndon Berishës….

17:10 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ah këta deputetët fierakë, harrojnë pas gratë
I ka kthyer shpinën dhe as nuk e sheh që Olta Xhaçka ka 10 minuta që përpiqet të dalë për të pirë një cigare. Rrugëzënësi është deputeti socialist fierak Armando Subashi, i cili bashkë me deputetin tjetër të krahinës së tij, Ervin Koçin, janë duke lexuar për Apoloninë në gazetën sportive, dhe as që u bie ndër mend që kanë bllokuar “trafikun” parlamentar. Aha edhe pse Olta përpiqet ta shtyjë pak me trup Armandon, ai nuk tundet nga vendi.

Kur Rita Ndoci i këndon Berishës këngën e Frederikut
Në prag të takimit të 2010-s me 2011-n, artistja Rita Ndoci ka pasur një takim special me kryeministrin Berisha. Kjo foto e shkrepur pa qenë gati të dy personazhet, ka një kuptim edhe më të thellë. Rita thonë se ka qenë duke kënduar për kryeministrin, këngën e të vëllait, Frederikut e cila bëri burë shumë vite më parë; Sytë e tu, sytë e tu, me gjithë dritat që kam parë, me gjithë yjet rrezear, me gjithë lum liqenet blu, shëmbëllejnë sytë e tu….

Ky shkrim u botua më 8 janar 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.