AKTUALITET

Bojkoti i opozitës, Gjermania: Do t’i vëzhgojmë ne zgjedhjet

17:30 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxori dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta antiqeveritare. Në protestën e së shtunës, (13.04.2019), të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD-së, Basha, tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22:00 se, “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri transitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Por, përtej deklaratave të tilla, opozita ka ndërmarrë veprime që lënë të kuptohet se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë. Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërçesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit. A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonalë, pas thirrjes publike të KQZ-së.




Trajnimi
Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike” mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit. Skenari i deritanishëm i bojkotit të zgjedhjeve nga të dyja partitë opozitare, PD dhe LSI, është kundërshtuar nga SHBA-të dhe BE-ja. Pas thirrjes së Zv.Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer, drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, “sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale.

Gjermania
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: “U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”. Ambasadorja Schutz theksoi se, “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor”. Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ambasadorja Schutz thekoi se, “mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Datat e afateve për zgjedhjet

18 marsi ishte afati i fundit për propozimin e anëtarëve të KZAZ-ve. (Opozita nuk e ushtroi këtë drejtë, ç’ka e detyroi KQZ-në që komisionerët e saj t’i zëvendësojë me individë apolitikë).

21 prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje.

1 maji është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.

18 qershori është afati i fundit për propozimin e numëruesve të votave.

13 maji është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshillat bashkiakë.

30 maji është afati i fundit për propozimin e anëtarëve të qendrave të votimit.

31 maji është afati i fillimit të fushatë zgjedhore.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kRIST Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zonja ambasadore,deri sa te behen zgjedhjet e ardheshme,ku ju do te monitorokeni zgjedhjet qe te behen te lira dhe te ndershme,i keni gati monitorimin e zgjedhjeve te vitit 2017,ku edhe vete Gjermania,vendi yt,i ka pergjuar dhe deklaruar dhe derguar prokurorise shqiptare,te gjitha allishverishet qe jane bere,nga kreret e krimit,me shume krere te qeverise dhe rilindjes,kryetare bashkie e tjera,por qe deri tani nuk po behet asnje hetim dhe nuk eshte marre asnjeri nen pergjegjesi.Nderhyni ne Preokurori qe hetimet te fillojne se ndryshe nuk behet fjale per zgjedhje te tjera,me kete qeveri rilindase,te zene ne ato pergjime.

    Përgjigju ↓