SPORT

Canaj, modest: Merita është e Hasan Likës

11:35 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vllaznia ka mundur pasditen e djeshme Erzenin në transfertë me rezultatin 0-3. Golat janë shënuar nga Zhunior, Tafili dhe Zeqja. Tashmë shkodranët e kanë siguruar edhe matematikisht ngjitjen në elitë. Pas sfidës, para mediave ka folur Agim Canaj, trajneri i Vllaznisë. Canaj në fjalën e tij ka falënderuar së pari Likën, i cili ka lënë një skuadër të gatshme për ngjitjen në Superiore.




“Padyshim jam mjaft i kënaqur nga fitorja, por me këtë rast dua të komplimentoj punën e kolegut Hasan Lika gjatë gjithë kampionatit, i cili u largua për arsye personale dhe më la në dorë një ekip të përgatitur për të rihyrë në Superiore. Gjithsesi, ne do të luftojmë gjatë gjithë kampionatit për të bërë lojëra sa më me dinjitet dhe natyrisht të përgatitemi në të ardhmen për një konkurrim sa më cilësor në Ligën Superiore”, është shprehur Canaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.