BOTA

Digjet kisha 850-vjeçare në Paris, dëshmia: Asgjë s’do mbetet

21:09 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në Bote, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj.




Maja e katedrales u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet trishtuese të zjarrit të frikshëm po bëjmë xhiron e Botës. Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.

Zjarrfikësit treguan se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Për orë të tëra qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar  850 vjet më parë. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.

Një zëdhënës i katedrales njoftoi se e gjithë struktura e çatisë është në flakë: “Asgjë nuk do të mbetet”, tha ai, siç raportojnë mediat vendase.

Zjarri shkruajnë mediat vendase përkon edhe me ditën e parë të javës së shenjtë që sjell Pashkët.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj./Ballkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.