BOTA

E gjithë bota me sytë nga Parisi, Macron: Një pjesë e jona u dogj sot

21:29 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëmendja e të gjithë botës është drejtuar nga Parisi, një nga kishat më të famshme po digjet pa lënë asgjë pas.




Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka anuluar një vizitë jashtë vendit për shkak të zjarrit të tmerrshëm që ka përfshirë katedralen e Notre Dame. Macron deklaroi se “është shumë i trishtuar, si të gjithë francezët, sepse po shoh një pjesë nga ne që sot po shkrumbohet”.

“Notre Dame e Parisit pre e flakëve. Emocioni i një kombi të tërë. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, jam i trishtuar teksa e shoh të digjet këtë pjesë tonën,“-shkruan Macron.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk mungon të komentojë: “Është e tmerrshme të shohësh zjarrin në Notre Dame” dhe sugjeroi të “përdoren aeroplanët kundër zjarrit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.