BOTA

Etiketimi i IRGC-së në listën e terrorizmit nga SHBA mbulohet gjerësisht në mediat ndërkombëtare

17:15 - 15.04.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën më 8 prill, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shpalli etiketimin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një Organizatë e Huaj Terroriste. Ambasada amerikane në Tiranë e konfirmoi këtë etiketim në Twitter, duke thënë:




“Sot, @SecPompeo shpalli vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i etiketuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si Organizatë e Huaj Terroriste.  https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1115586422990344192

Një fragment nga artikulli i postuar në Washington Examiner lexon:

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shpallën se Departamenti i Shtetit po i etiketon Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si “organizatë e huaj terroriste,” pasi është përfolur për disa muaj se administrata po konsideronte futjen në listën e zezë të degës më të fuqishme të forcave të armatosura të vendit.

Ndonëse Departamenti i Shtetit ka kohë që e quan regjimin iranian si sponsori kryesor shtetëor i terrorizmit në botë, para ditës së sotme, nuk e kishte klasifikuar kurrë një element të një qeverie të huaj si grup terrorist. IRGC i bashkohet një liste që përfshin al Qaeda, Hezbollah, Hamas, ISIS, dhe Boko Haram. Kjo shënon lëvizjen më të fundit drejt ushtrimit të presionit mbi Iranin që kur SHBA u tërhoq nga pakti bërthamor me Iranin në 2018-ën.

“Kjo nënvizon faktin se veprimet e Iranit ndryshojnë me themel nga veprimet e qeverive të tjera.” tha Trump në një deklaratë. “I bën krejt të qarta rreziqet e bërjes së biznesit me IRGC-në apo ofrimit të mbështetjes për të. Nëse bën biznes me IRGC-në, do të jesh duke financuar terrorizmin.”

“IRGC është mjeti parësor i qeverisë iraniane për drejtimin dhe implementimin e fushatës së saj terroriste globale,” shtoi Trump.

Pompeo u tha reporterëve se etiketimi do të hyjë në fuqi më 15 prill. “Ky etiketim nuk duhet të çudisë askënd. Për 40 vjet, IRGC është marrë me terrorizëm,” tha ai. “Pretendon sikur është një organizatë normale ushtarake, por askush nuk duhet të mashtrohet prej saj.”

Pompeo dha një numër shembujsh të përfshirjes së Iranit në sulme terroriste kundër Amerikës, duke përfshirë shpërthimin e bombës në kazermat e Marinës amerikane në Beirut në vitin 1983, ku u vranë 241 anëtarë të shërbimit amerikan, dhe bombën e 1996-ës në Kullat Khobar në Arabinë Saudite, ku u vranë 19 anëtarë të personelit të Forcës Ajrore amerikane. Në vitin 2011, Forca Quds komplotoi për të shpërthyer një bombë në një restorant në Uashington, D.C., dhe për të vrarë Ambasadorin saudit në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi për ta etiketuar IRGC-në vjen pas një shpalljeje të papritur nga Departamenti i Shtetit javën e shkuar ku u zbulua se Irani është përgjegjës për vdekjen e mbi 600 anëtarëve të shërbimit amerikan në Irak, një shifër më e lartë sesa llogaritja e mëparshme në shifrën 500.

Komandanti Sean Robertson, zëdhënës për Departamentin e Mbrojtjes, tha për Washington Examiner se shifra e saktë është “të paktën 603.” Robertson tha se “viktimat kanë qenë rezultat i penetruesve shpërthyes, pajisjeve të tjera shpërthyese të improvizuara, municioneve të improvizuara të ndihmuara nga raketat, i raketave, mortajave, granatave, armëve të vogla, snajperëve, dhe sulmeve të tjera në Irak.”

Grupet e rezistencës iraniane e mirëpritën vendimin e administratës. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit me bazë në Francë, e cilësoi këtë etiketim si “një hap urgjent dhe i domosdoshëm për përfundimin e luftës dhe terrorizmit në rajon e në botë” dhe i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ndjekë shembullin e Amerikës.

“Trupat e Gardës Revolucionare, entitet që as nuk e përfshin fjalën Iran në emrin e tij zyrtar,” tha Rajavi, “është aparati kryesor i represionit, shtytësi parësor i luftës dhe eksportimit të terrorizmit, si dhe është përgjegjës për ndjekjen e projekteve të armëve bërthamore dhe raketave. IRGC kontrollon gjithashtu pjesën dërrmuese të ekonomisë iraniane.” Ajo shtoi, “Ky veprim, i cili duhej të ishte bërë me kohë, duhet të plotësohet tani me etiketimin e Ministrisë së Inteligjencës e Sigurisë (MOIS) së regjimit iranian.”

Senatorë si Ted Cruz, R-Texas, kanë vite që bëjnë thirrje që Departamenti i Shtetit ta etiketojë Gardën Revolucionare si organizatë terroriste, dhe një anëtar i lartë i Partisë Republikane tha për Washington Examiner se Cruz “dihet gjerësisht që po planifikon një grup edhe më të gjerë sanksionesh kundër Trupave të Gardës Revolucionare Islamike për këtë Kongres, gjë që do t’i shtohet përpjekjes së tij të fundit, ku do të shtohen sanksione të forta për veprimtaritë e tyre


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.