SPORT

Hysaj i paprekshëm, Napoli dërgon Kievon në Serinë B

13:36 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një eksperience të tmerrshme kundër Arsenalit, Napoli dhe Hysaj shfryjnë dufin kundër Kievos, duke i zbritur matematikisht në Serinë B. Nuk arriti t’i rivalizonte për titull, por Napoli i shtyn festën “Zonjës së Vjetër”, të paktën edhe me një javë. Njeriu i ndeshjes për napolitanët ishte Kulibali, autori i një dygolëshi në minutën e 15-të dhe në të 81-tën, Milik kompletoi “tripletën” e golave.




Goli i Sezar në minutën e 90-të ishte thjesht për statistikë. Pavarësisht se dështoi kundër “topçinjve” në Europa League, Ançeloti i besoi sërish një fanellë titullari Hysajt, madje as në pozicionin e tij natyral, pasi anësori i Kombëtares me shumë luajti në qendër se sa në krah. Këtë e bën pa shumë sforco, sigurisht sulmi i Kievos nuk është i papërmbajtshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.