AKTUALITET

Kërkuan ndryshim të masës, Gjykata lë “arrest shtëpie”, dy ish-deputetët e PS

13:33 - 15.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ish-deputetët e PS Arben Çuko dhe Arben Ndoka mbeten në ‘arrest shtëpie’. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia ka theksuar se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka. Sipas tij, nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.Çuko dhe Ndoka u vunë në pranga në tetor të 2018, gjatë operacionit të policisë të koduar “Volvo 4”, ndërsa më 15 nëntor 2018 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi t’i linte në ‘arrest shtëpie’.




Kjo masë u caktua edhe për tre persona të tjerë që ishin të arrestuar, përkatësisht; Zef Lazri, Elis Guri si dhe Paulin Simonin, ndërkohë për Lule Zenelin u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese finalizuan një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.