Show-Bizz

Ledri drejt fejesës me Sarën? Çifti zyrtarizon marrëdhënien

12:04 - 15.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeta e tij private ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Lidhjet me femrat VIP të shoëbizzit, ndarjet, debatet kanë shoqëruar Ledrin në gjithë këto vite karrierë. Por duket se prej disa kohësh reperi i mirënjohur ka gjetur dashurinë. Edhe pse ende nuk folur, tashmë mediat kanë zbuluar historinë e tij me bukuroshen Sara Hoxha, vajza e cila jeton në Gjermani.




Duket se tashmë marrëdhënia mes dyshes po shkon drejt zyrtarizimit. Vetëm pak ditë më parë Ledri ka qenë në një ditëlindje, ku zyrtarisht e shoqëronte edhe partnerja e tij, Sara. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk ka folur, në rrjetet sociale zbulojnë copëza nga romanca e tyre, ku i komentojë dhe dedikojnë njëri-tjetrit zemra. Çifti është bashkë prej dy vitesh e mesa duket tani janë në fazën që mund të shijojnë festat dhe eventet zyrtarisht si një çift.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë përgjatë një interviste këngëtari u shpreh se tashmë ishte i gatshëm të krijonte familje dhe të kishte një fëmijë. Ndoshta ky është sinjali që shumë shpejt edhe ai do të “zërë mend”, duke celebruar historinë e tij dy vjeçare me Sarën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.