AKTUALITET

Maltë/ Kapet 10 mln euro kokainë, mediat: Vinte në Shqipëri

11:35 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Departamenti i Doganave në Maltë ka konfiskuar tre kontejnerë që përmbanin kokainë me vlerë më shumë se 10 milionë euro.




Pas sasisë prej 91.2 kg të kapur të dielën më 7 prill dhe asaj prej 24 kg të kapur të martën, të dielën (14 prill), pas një operacioni që zgjati disa orë deri në orët e para të ditës së sotme (e hënë, 15 prill), zyrtarët e Departamentit të Doganave zbuluan një tjetër sasi prej 91.25 kg kokainë nga tre kontejnerët në Freeport në Maltë.

Në orët e para të së dielës, njësia e monitorimit të kontejnerëve doganor përzgjodhi disa kontejnerë për skanim.

Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë, në njërin prej të cilëve u zbuluan pakot me drogë të fshehura.

Në kontejnerin e parë u zbuluan 20 pako kokainë, me peshë 24 kg, me një vlerë prej 2.7 milion euro. Në kontejnerin e dytë ishin 40 pako me kokainë, me peshë 48 kg, me një vlerë prej 5.4 milion euro.

Ndërsa në kontejnerin e tretë, Zyrtarët Doganorë gjetën 16 pako kokainë, me peshë 19.25 kg dhe një vlerë prej 2.2 milion euro.

Në total, 76 pako kokainë, me peshë 91.25 kg, me një vlerë prej 10.3 milion euro.

Sipas mediave vendase, kontejneri i parë dhe i tretë po kalonin përmes Maltës, ndërsa vinin nga Amerika e Jugut, në rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri, por nuk është e qartë nëse Durrësi ka qenë destinacion përfundimtar.

Ndërsa kontejneri i dytë, i cili gjithashtu vinte nga Amerika e Jugut, kalonte në portin maltez për të shkuar në Selanik, Greqi.

Operacioni ishte rezultat i një bashkëpunimi midis punonjësve të Departamentit të Doganave, Policisë dhe Malta Freeport.

Çështja u mor në dorë nga Skuadra Anti Drogë e Policisë si edhe Prokuroria të cilët po udhëheqin hetimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.