BOTA

Ndërron jetë “Zonja Makbeth e Ballkanit”, bashkëshortja e Milosheviçit

09:38 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare bashkëshortja e ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç, Mira Markoviçit, e mbiquajtur shpesh si “Zonja Makbeth e Ballkanit”.




Bashkëshortja e ish-presidentit serb, ka ndërruar jetë të dielën në Rusi, teksa lajmi është konfirmuar për agjencinë  e lajmeve “AFP” nga një mik Mira Markoviçit.

“Mund t’iu konfirmoj se Mira Markoviç ndërroi jetë fatkeqësisht”, tha Milutin Mrkonjiç, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Milosheviçit dhe mik i familjes, teksa nuk dha detaje të mëtejshme në lidhjen telefonike me agjencinë franceze.

Mediat lokale në Serbi raportojnë se Markoviç ka ndërruar jetë në një spital të Moskës.

Markoviç ishte një nga këshilltarët më të besuar dhe me ndikim të bashkëshortit të saj para se ai të arrestohej në 2001 dhe u largua nga Serbia ku po ndiqej penalisht për abuzim me pushtetin, teksa dyshohej edhe për kontrabandë cigaresh dhe vrasje politike.

Në 2008-n, Rusia iu dha azil politik asaj dhe të birit, Marko Milosheviç, pasi Serbia lëshoi një mandatarresti ndërkombëtar në emër të tyre, në lidhje me pretendimet për kontrabandën e duhanit.

Ndërsa ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviç, vdiq në një qeli paraburgimi në mars të vitit 2006, teksa ishte në gjykim për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë, për rolin e tij në luftërat që përgjakën Ballkanin në vitet ’90, nga Srebrenica deri në Kosovë, për t’u ndalur vetëm falë ndërhyrjes së NATO-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.