LIFE STYLE

Në mjekrën e burrave ka më shumë mikrobe se në trupin e qenit

16:56 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa kohësh djemtë me mjekër janë shumë të preferuar prej vajzave. Por ndonjëherë publikohen disa studime që të bëjnë të ndryshosh mendje. I tillë është studimi më i fundit që ka dalë në përfundimin se në mjekrën e një burri ka më shumë mikrobe se sa ka në trupin e një qeni.




Për të dalë në këtë përfundim, shkencëtarët kanë marrë nën studim 18 burra dhe 30 qen të racave të ndryshme.

Studimi u bë për të zbuluar nëse njerëzit rrezikojnë të marrin mikrobe nga kontakti i shpeshtë me qentë, por mesa duket të përqafosh një qen është shumë më higjenike se të puthësh një burrë me mjekër.

Ky studim vihet përballë studimit tjetër që thoshte se burrat me mjekër janë të dashurit më të mirë. U mbetet ju vajzave të zgjidhni se cilit studim do t’i jepni përparësi.

Megjithatë, për natyrën e prindërve shqiptarë që nuk lënë rast pa i ngacmuar djemtë me mjekër, ky studim është një alibi e fortë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.