Show-Bizz

Nga mirësia për njëri-tjetrin tek “diss-et” dhe sherret me armë, si kanë ndryshuar artistët e showbizzit

13:08 - 15.04.19 gsh

Në kohët që teknologjia nuk ishte e rëndësishme sa është sot dhe rrjetet sociale nuk njiheshin, artistët kishin një tjetër jetë, dhe aktivitetet muzikore i afronin më shumë me njëri-tjetrin, duke u shndërruar në një familje. Flasim për kohërat kur zëri dhe talenti ishin treguesi kryesor i një këngëtari që korrte sukses. Në foton që shihni shfaqet Shpëtim Saraci, Dashnor Diko, Eli Fara, Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, artistë që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.



Edhe pse kanë vijuar karrierat e tyre, ose janë shkëputur nga jeta artistike, këta artistë kanë vijuar të kenë mirësinë ndaj njëri-tjetrit. Krejt ndryshe nga kohët e sotme, ku këngëtarët bëjnë “diss” për kolegët, por edhe sherre vulgare që shpesh kanë përfunduar edhe përplasje me armë, si kemi parë shpesh herë në media.

Nuk dimë të themi sesi do të ishin këto artistë sot nëse në kohën e tyre do të kishin më shumë rëndësi “liket” sesa performanca live, që duhet thënë është edhe pika e tyre e fortë. Megjithatë një fakt mbetet i pandryshuar, të pestë personazhet që shihni në foto, veç talentit kanë ruajtur fansa edhe me dashamirësinë që kanë për kolegët.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *