AKTUALITET

Nuk ndalet Holanda/ Zyrtarizon kërkesën për rikthimin e vizave me Shqipërinë

13:36 - 15.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup prej katër anëtarësh në parlamentin e Holandës ka nisur një mocion për të anuluar udhëtimin përkohësisht pa viza për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen.Më datë 11 prill parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian të iniciojë procedurën e “frenimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit pa viza.




Mocioni u paraqit nga ana e Sekretares së Grupit të Kristian-Demokratëve Madeleine van Toorenburg, deputetit Jeroen van Ëijngaarden, deputetit tjetër socialist Jasper van Dijk si dhe Nico Drost nga Bashkimi Kristian. Ata argumentuan se kjo iniciativë është “për të frenuar krimin e organizuar në vend”.

Deputetët që kanë propozuar pezullim të vizave për shqiptarët në “Shengen” vunë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza dhe kështu zgjerojnë më tej rrjetin e tyre të kontrabandës, shkruan faqja zyrtare e Shengen.

”Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe pasi këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit të lirë nëpër Europë pa viza duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kushteve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Europian për të iniciuar procedurën e “ndalimit emergjent” për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë”, thuhet në shënimin e vendimit të Parlamentit.

Deputetët iniciues thanë se e bëjnë këtë kërkesë duke pasur parasysh “ndryshimin e kushteve”, pasi krimi shqiptar “ka njohur rritje të jashtëzakonshme në shtetin holandez”.  Deputeti Van Toorenburg tha ndër të tjera se në Holandë ka 6 herë më shumë shqiptarë nga sa janë të regjistruar zyrtarisht.Pezullimi i vizave në raste të emergjencës është një mekanizëm i pezullimit të vizave Shengen, i rregulluar me Rregulloren e BE-së 1289/2013. Pezullimi mund të bëhet me shumicën e thjeshtë të votave nga Komisioni Evropian.Në janar 2018, Franca kishte kërcënuar gjithashtu të rivendosë regjimin e Vizave Shengen për shqiptarët pasi vendi mori 730 kërkesa për azil nga shqiptarët në vitin 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.